Gossip

PANUCCI NUK PO GJEN QETËSI/ Ish-trajneri i Kombëtares ndahet nga balerina e njohur pas 3 vitesh lidhje (FOTO)

E jetuan historinë e tyre të dashurisë larg nga thashethemet, duke u përpjekur gjithnjë që të gëzonin lumturinë larg syrit të mediave e paparacit.

E me të njëjtën mënyrë, me shumë rezerva, ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare Christian Panucci dhe balerina e njohur, Samanta Togni, konfirmuan se lidhjes së tyre 3-vjeçare i ka ardhur fundi.

panuci1

Ka qenë Samanta ajo që ka konfirmuar thashethemet se kishte një krizë në marrëdhënien e saj me Christian. “Po, është e vërtetë. Jemi ndarë”, ka thënë ajo, pa shtuar asnjë detaj tjetër se pse ata morën një vendim të tillë.

Ata u njohën gjatë konkursit të kërcimit “Dancing with the stars” dhe u munduan ta mbanin sa më larg syrit të mediave romancën e tyre.

panuci-samanta1

“Nuk ndjej se duhet të jap deklarata të tjera”. Ka thënë shkurt balerina e njohur për “Di Piu”.

panuci-samanta

Ndërkohë kujtojmë se para lidhjes me Samanta-n, Panucci është divorcuar nga partnerja e mëparshme me të cilën ka qenë i martuar prej 9-vitesh dhe ka një djalë.

Pas largimit nga posti i Kombëtares Shqiptare, dhe refuzimit nga gjykata e Tiranës për padinë ndaj ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishanit, duket se Kristian Panuçi nuk po gjen qetësi në jetën e tij.

 

Related posts

NJË ARSYE MË SHUMË PËR TË NDJEKUR MMA/ Është Valerie Loureda, “ko” që në raund të parë (VIDEO)

F.autor

U NDANË SE NUK E KËNAQTE NË SHTRAT/ Erjona Sulejmani kapet “mat” sërish në plazh me Blerim Xhemajlin (FOTO)

Delo.autor

ÇDO VAJZË DO E ADHURONTE/ Cristiano Ronaldo i përgatit surprizën më të bukur Georginës (FOTOT)

Delo.autor

Leave a Comment