Futboll Sport

PARA NDESHJES NDAJ “DEMAVE”/ Trajneri i Sherif Tiraspol: Kualifikimi është një detyrim për…

Trajneri i Sherif Tiraspolit, Zoran Zekic, në konferencën për shtyp pata ndeshjes me Partizanin e pranoi se në skuadrën e tij ka patur ndryshime të mëdha, që janë reflektuar edhe në paraqitjet në Europë.

“E kam ndjekur Partizanin në dy përballjet ndaj Qarabagut. E di që ka ndryshuar stilin e lojës me trajnerin e ri që ka ardhur. Luan shumë mirë në mbrojtje. Njoh Solomonin, sepse ka luajtur në Kroaci. Për dy ndeshje kemi ndryshuar shumë lojtarë. Kemi vetëm 20-30 ditë që luajmë bashkë. Ndonjëherë dhe unë nuk e di çfarë pres nga ekipi tim”, tha fillimisht tekniku i moldavëve.

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Liridon Latifi, luan me këtë skuadër, teksa trajneri Zekic për shqiptarin thotë: “Nëse Latifi luan siç ka luajtur me Skënderbeun 2 vite më parë, do të jetë super për ne. E kam parë duke luajtur 3 vite më parë në kampionatin shqiptar. Pati shumë probleme tek Akademia Pushkash, sepse nuk luajti shumë. Ai ka kohë, por unë nuk kam kohë”.

Në lidhje me eliminimi i mundshëm nga Partizani, ai thekson: “Shpresoj që kjo nuk do të ndodhë. E di që problem mund të jetë edhe koha. Mund të jetë nxehtë. Dimë që edhe tifozët këtu janë të zjarrtë. Sa i përket rezultatit, nuk mund të them asnjë gjë. Shpresoj që ekipi im të luajë futboll. E di që do të ketë shumë presion edhe pas ndeshjes. Kualifikimi është një detyrim për ne. E dimë që luajmë kundër një trajneri që është italian dhe ka shumë taktikë në lojën e tij. Të dyja ndeshjet janë të rëndësishme”.

Related posts

DISFATA NDAJ DORTMUND/ Trajneri Tuchel: Një humbje që djeg, do të provojmë…

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-LEEDS/ Tre gola në 7 minuta, vazhdon festivali i “çmendur” në “Old Trafford” (VIDEO)

Delo.autor

TALENTET SHQIPTARE “PUSHTOJNË” EUROPËN/ Juventus interesohet për futbollistin e Kombëtares U-19…

Delo.autor

Leave a Comment