Futboll Seria A Sport

PAS AFRIMIT TË THEO HERNANDEZ/ Milan nxjerr një mbrojtës në shitje për…

Milani po punon për merkaton në hyrje, por gjithashtu nuk harron edhe merkaton në dalje.

Pas mbërritjes së Teo Hernandez, në krahun e majtë të mbrojtjes së Milanit janë plotë katër lojtarë. Numër i madh ky, duke menduar se kuqezinjtë luajnë vetëm në kampionat dhe Kupën e Italisë.

Për këtë arsye drejtuesit, po mendojnë të largojnë një nga mbrojtësit e atij krahu. Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, Laksalt mund të largohet këtë verë, për shkak se ai është lojtari që ka më shumë kërkesa.DIEGO LAXALT

Për 26-vjeçarin interes kanë shfaqur Atalanta dhe Zeniti, dhe çmimi që Milan kërkon për ta lënë të lirë uruguaianin është 15 milionë euro. Mesa duket aventura e mbrojtësit me kuqezinjtë do të zgjasë vetëm një sezon, për shkak se ai u transferua vetëm një vit më parë nga Xhenoa.

Related posts

MENDON SEZONIN E RI/ Inzaghi e sheh si shumë të rëndësishëm, Inter tenton të blindojë mesfushorin…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Pranon të humbasë lindjen e djalit për të luajtur kundër Anglisë

Isa.Autor

Emre zgjedh Juventusin, i thotë “jo” Bayernit dhe Manchester City

Q.Autor

Leave a Comment