Futboll Sport

PAS BARAZIMIT NDAJ QARABAG/ Erald Çinari: Nëse do shënoja, dedikim special për…

Erald Çinari iu afrua shumë pranë golit në sfidën e sotme ndaj Karabakut, teksa në minutën e 50-të, gjuajtja e tij me kokë, u ndal nga portieri brazilian. Në prononcimin pas ndeshjes futbollisti shkodran u shpreh tepër i kënaqur me rezultatin, teksa nuk nguroi të ndante dedikimin special në rast se do kishte shënuar.

“Rastet e humbura- Bëra maksimumin. Ishte një pritje shumë e bukur e portierit. Më bukur do ishte gol, të merrnim rezultatin, por bëmë detyrat që na tha trajneri. Deri diku besoj se jemi mirë. Jemi të kënaqur me rezultatin pozitiv.

Ndikoi fati apo ishit të paqartë në finalizim?

Besoj që ishte merita e portierit te rasti im, fati te traversa e Belicës. Besoj që jemi munduar të bënim maksimumin. Ky është futbolli. Ndeshja nuk mund të përfundoj si në basketboll. Rastet për t’u humbur janë.

Si ndihesh në rolin e qendërsulmuesit?

Sot i kam bërë të 3 pozicionet. E rëndësishme është të luaj. Mundohem të bëj maksimumin në çdo repart. Shpresoj të jem aty ku pretendon trajneri.

 Nëse do shënonit do kishe një dedikim të veçantë për atë gol?

Me thënë të drejtën sot do kisha një dedikim special. Babi ka 2 ditë që është në spital. Goli do shkonte për të dhe për motrën që ka ditëlindjen. Shpresoj ta shënoj në Baku.

Related posts

NDESHJE SPEKTAKOLARE/ Laçi mposht “Korçarët” dhe siguron 3 pikë të arta

Delo.autor

ZBULOHET NJË PRAPASKENË/ Allegri kishte marrëveshje me Real Madridin, e prishi për… Juventusin

Delo.autor

NJË SKUADËR NGA E PARA/ Njihuni me 14 largimet e Laçit

Delo.autor

Leave a Comment