Futboll Seria A Sport

NJË SKUADËR ËNDRRASH PËR SEZONIN E RI/ Ja formacioni i Antonio Contes tek Inter (FOTO)

Nëse të gjitha blerjet e menduara konkretizohen, Antonio Konte do ketë një skuadër ëndrrash për sezonin e ardhshëm.

Një Inter që do mund të konkurrojë shumë shpejt për titullin. Porta do t’i besohet sërish kapiten Samir Handanoviçit, një siguri e shtuar. Në mbrojtje është konfirmuar blerja e “veteranit” Diego Godin, i cili pritej prej kohësh: do t’i bashkohet në linjën me tre Stefan De Vrajit dhe Milan Shkrinjarit. Përpara trios do të vendoset i riu i radhës, Stefano Sensi, “regjisori” që mungonte.

Marselo Brozoviç do zhvendoset, më i avancuar, përkrah të shumëpriturit Nikolo Barelës. Krahët do mbulohen nga Ivan Perisiç (majtas) dhe Valentino Lazaros (djathtas). Priten dy goditje edhe në sulm: Romelu Lukaku dhe Edin Xheko do formonin një dyshe kolosësh, ku nuk mungon megjithatë teknika.

ads

PANORAMASPORT.AL

Related posts

Mezani nuk gëzohet me barazimin, vlonjati ka kërkesa

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Provat e lira në Montmelo, dominon makina Mercedes e Bottas

Sadik.Autor

NGA PËRGATITJA FIZIKE TEK ENERGJITË/ Titulli i Interit kalon nga janari, ja plani i Inzaghit për “zikaltërit”…

Delo.autor

Leave a Comment