Futboll Kategoria Superiore Sport

PËRBALLJA PARTIZANI-SHERIFF TIRASPOL/ “Demat e Kuq” zyrtarizojnë orarin dhe stadiumin

Partizani nuk ia doli të kualifikohej për në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës, teksa pavarësisht një paraqitje të mirë, u eliminuan përballë kampionëve të Azerbaxhanit, Karabak.

Megjithatë, të kuqtë mund të ngushëllohen me faktin se ende nuk e kanë përfunduar aventurën europiane.

Partizani do të vazhdojë të përfaqësohet në Kupat e Europës, ndërsa do të marrë pjesë në turin e dytë të Europa League. Kampionët e Shqipërisë do të përballen më datë 25 korrik me skuadrën nga Moldavia, Sherif Tiraspol.

Ndërkohë, pjesë e këtij ekipi është edhe ish-sulmuesi i Skënderbeut, Liridon Latifi.

Latifi u transferua këtë merkato te skuadra moldave, teksa deri në këto momente ka shënuar edhe një gol me Tiraspolin në Europë.

Ndërkaq, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të Facebook, klubi i kuq ka njoftuar se ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Selman Stermasi’, në orën 17:30.

Related posts

Përballjet direkte/ Franca nuk njeh fitore me Uruguain

Isa.Autor

FILLIMI I KAMPIONATIT PO AFRON/ Pirlo fiton “trofeun” e parë, shpallet trajneri më seksi i Serie A

Delo.autor

ROMA-MOU TENSION I LARTË/ “Speciali” i pakënaqur, merkato mund të sjell divorc mes palëve

F.autor

Leave a Comment