Futboll Seria A Sport

HEQ DORË NGA LUKAKU/ Inter jep Icardin plus miliona për të blerë dy sulmues, ja emrat

Interi ka kthyer vëmendjen tek sulmuesi i Eintracht Frankfurtit, Ante Rebic dhe mund të dërgojë Mauro Icardin te Roma si pjesë e marrëveshjes për Edin Dzekon.

“Nerazzurret” praktikisht kanë hequr dorë nga Romelu Lukaku, duke insistuar se oferta e tyre e fundit nuk do të rritet më dhe në këtë mënyrë i kanë dhënë Juventusit mundësinë për të përfunduar një marrëveshje shkëmbimi me Paulo Dybalan.

Sipas  “Sky Sport Italia”, Interi ende ka nevojë për qendërsulmues dhe pritet të synojë 25-vjeçarin kroat Rebic, i cili ka një përvojë të vogël në Serie A me Fiorentinën.

Ai aktualisht është duke luftuar me një dëmtim të shpinës, por sezonin e kaluar shënoi 10 gola dhe gjashtë asistime në 38 ndeshje në të gjitha garat me Eintrachtin.

Rebic do të kushtonte rreth 40 milionë në rast blerje, me një përqindje që do të shkonte në klubin e tij të mëparshëm, Fiorentina.

Ndërkohë, Sky Sport Italia deklaron gjithashtu se Icardi e ka hapur derën e diskutimeve me Romën, ku transferimi i tij do të lejonte që zgjedhja e parë Dzeko të bashkohej me Interin.

Deri më tani, Nerazzurrët kanë ofruar vetëm 13 milionë plus bonue, por Giallorossët nuk do të tërhiqen nga vlerësimi i tyre prej 20 milionë eurosh.

Nëse Icardi do të transferohej te Roma, atëherë është e qartë që Interi do të merrte gjithashtu një shumë të madhe parash (40-50 milionë euros) si pjesë e marrëveshjes.

Related posts

E BUJSHME/ Fjalia që e nxjerr zbuluar, Xavi merr drejtimin e Barcelonës!

Delo.autor

RENDITJA/ “France Football” tregon pagat e 5 lojtarëve më të paguar në planet!

F.autor

Rekord për “Guinness”/ 20 gola në 2 ndeshje, Megi Doçi shënon 9 herë në portën e Pogradecit

Q.Autor

Leave a Comment