Futboll La Liga Sport

PJESËRISHT I KËNAQUR ME GRIEZMANN/ Trajneri Valverde: Presim shumë nga ai, por…

Ernesto Valverde ka mbetur i kënaqur pjesërisht nga paraqitja që Antuan Grizman bëri me fanellën e Barcelonës. Trajneri i katalanasve vlerësoi rrezikshmërinë që francezi krijon kur ka topin në këmbë, por i “tërhoqi veshin” kur bëhet fjalë për presingun.

Megjithatë, e pranon se është thjesht ndeshja e parë dhe rruga që kanë përpara është e gjatë. Në konferencën pas humbjes me Çelsin, Valverde bëri një deklaratë befasuese mbi Rakitiçin. Ai ka qenë një nga të preferuarit e tij, por këtë herë i dha mesazhin se duhet të luftojë për të qenë titullar te kjo skuadër.

GRIZMAN- “Duhet ende të përshtatet. Duket që kur ka topin në këmbë i përhap panik kundërshtarit. Presim shumë nga ai, por duhet të mësojë mënyrën se si të bëjë presing te kundërshtari. Barcelona luan ndryshe nga të tjerat, por ishte ndeshja e parë dhe rruga që ka përpara është e gjatë”.

NDESHJA- “Ishte intensive në disa momente. Në disa çaste kishte ritëm të lartë, ndërsa në të tjera luhej lehtë. E nisëm mirë në të dyja pjesët, por nuk arritëm të shënonim”.

MERKATO- “Ideja është që të përmirësohemi çdo vit. Ne kërkojnë gjithmonë më të mirën nga vetja dhe nga futbollistët. Nuk e di nëse do të ketë ndonjë afrim tjetër, por do të shohim”. ROBERTO- “Po mendoj seriozisht që këtë vit të luajë në mesfushë. Në mbrojtje kemi Semedon dhe Vaguen. Është e vërtetë që në këto momente duhet të bëj eksperimente. Të rinjtë më pëlqyen shumë dhe morën minuta të rëndësishme në këmbët e tyre”.

Rakitic

RAKITIÇ- “Çdo lojtar duhet të luftojë për të qenë titullar te Barcelona. Koha po kalon me shpejtësi, por të shohim se çfarë do të ndodhë”.

NEJMAR- “Është lojtar i një skuadre tjetër dhe nuk kam ndërmend të flas për të tjerët”.

Related posts

“JAM NJË DJALË I REZERVUAR”/ Reflekton Neymar: Kam bërë shumë gabime, po mundohem të…

Delo.autor

MERKATO E JANARIT DREJT FUNDIT/ Liverpool bën goditje të mëdha, Klopp merr dy mbrojtës. Guardiola vendos për…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Mesfushori i Liverpool infektohet me COVID-19, kombëtarja nuk ka lojtarë mjaftueshëm. Anulohet ndeshja

Delo.autor

Leave a Comment