Futboll La Liga Sport

“PLESHTI MË I MIRI NË BOTË”/ Zbërthehet Simeone: Griezmannin e ndryshova…

Trajneri i Atletico Madrid-it, Diego Simeone, ka dhënë një intervistë mjaft interesante duke prekur çështje mjaft interesante. Ai ka folur për Lionel Messin që e konsideron më të mirin në botë.

“Messi është lojtari më i mirë botë, kush nuk do ta trajnojë atë? Çdo kush në jetë ka etapën e tij dhe Messi po shfaq një lidership tjetër, ndryshe nga ai që ka pasur më parë”.

Simeone foli dhe për largimin e Antonie Griezmann-it. “E vlerësoj atë që ka bërë Griezmann për 5 vite me ne. Po jeton një moment shumë të rëndësishëm në karrierën e tij, pasi ka shkuar te një skuadër e jashtëzakonshme si Barcelona. Kam folur shumë me të dhe i jam mirënjohës personave që kanë qenë me ne.

“Kur erdhi luante si mesfushor i jashtëm dhe u ble për 25 milionë euro. I thashë të luante në mesfushë, të shënonte gola dhe dhe të merrte krahët. Ai e kuptoi dhe kishim suksese, më bëri të lumtur si trajner. Ai shkoi te një skuadër e mrekullueshme dhe do të ketë sezon fantastik”.

Simeone foli dhe për marrjen e Argjentinës. “Në aspektin emocional dua të drejtoj Argjentinën, por ka situata të tjera që i analizoj. Kam 7 vite e gjysmë te Atletico dhe ne jemi duke ndryshuar historinë e këtij klubi. Unë identifikohem me Atletico Madrid-in. Babai im më ka kërkuar të marr drejtimin e Argjentinës, por mendoj se Federata ka bërë zgjedhje të mirë pas Kupës së Amerikës, ata i dhanë mundësi Scalonit të rrisë akoma më shumë nivelin e skuadrës”.

Related posts

Gigi Buffon i thotë “lamtumirë” rekordit të Paolo Maldinit, legjenda e Milanit mbetet ende në krye

Q.Autor

PAS OPERACIONIT NË ZEMËR/ Mesfushori Eriksen kalon frikën e madhe, ja kur do të rikthehet tek Inter…

Delo.autor

ZBARDHET TAKIMI ME PRESIDENTIN PEREZ/ Mbrojtësi Ramos trondit Realin: Do shkoj bashkë me Messin tek…

Delo.autor

Leave a Comment