Futboll Kategoria Superiore Sport

TEUTA NIS PUSHIMET/ Priten lëvizje tek durrsakët para sezonit të ri

Në Durrës e kishin menduar ndryshe këtë verë, madje edhe se do ta kalonin Ventspilsin e Letonisë, që një vit më parë eliminoi edhe Luftëtarin e Gjirokastrës. Historia u përsërit edhe me durrsakët që tashmë duhet të mendojnë për sezonin e ri që starton në 24 gusht.

Teuta bëri disa lëvizje, madje duke afruar shumë futbollistë, të rinj dhe me eksperiencë, pore dhe të huaj që kanë qenë pjesë të skuadrave të njohura në kampionatet e shteteve fqinje. E megjithatë, as ata nuk mjaftuan. Humbja 3-0 në ndeshjen e parë në Letoni, zhvlerësoi fitoren 1-0 të durrsakëve me atë supergol të Kallakut.

Teuta tashmë është me pushime dhe në Durrës mendojnë për sezonin e ari, ku natyrisht që do të ketë edhe ndryshime. Mund të ketë edhe largime, apo shitje të ndonjë elementi cilësor si edhe është Kallaku.

Por, mund të ketë edhe largime për ata lojtarë që nuk kanë bindur, ashtu si mund të ketë edhe 2-3 afrime të tjera deri në startin e sezonit të ri, ku durrsakët do të hyjnë në garë këtë sezon për të kërkuar diçka më shumë se Europa!

Related posts

FOTO/ Abazaj “çmend” presidentin e Anderlehtit: Ruaj disa gola për vitin tjetër

Sadik.Autor

TËRBOHET WANDA NARA/ Tifozët e INTERIT nuk të çajnë TR*PIN nëse ICARDI arrinë të…

Isa.Autor

Dybala kopjon Leo Messi, për t’u transferuar te Real Madrid…

Q.Autor

Leave a Comment