Futboll Gossip Sport

PO SHIJOJNË PUSHIMET NË MIAMI/ Aguero dhe bukuroshja Calzetti me makinë super të shtrenjtë (FOTO)

Sergio Aguero po i shijon në maksimum pushimet verore me të dashurën e tij të re, Sofia Calzetti. Sulmuesi argjentinas i Manchester City-t është shfaqur në Miami këtë javë duke ngarë një autoveturë mahnitëse McLaren Spider ngjyrë blu.

Aguero dhe bukuroshja 22-vjeçare u panë duke bërë pazar në Miami Beach, më qendrën tregtare “Bal Harbour”, ku mbërritën me makinën super të shtrenjtë dhe të rrallë.

Çifti, pasi shëtiti në kompleksin tregtar, u ul në një restorant për të drekuar.

Calzetti, e cila punon si modele me kohë të pjesshme, mendohet të jetë takuar me “yllin” e City-t në një ditëlindje të organizuar në një klub nate në Buenos Aires.

Thashethemet që frekuentonin njëri-tjetrin fillimisht filluan të shfaqen në fillim të prillit.

Çifti kohët e fundit ka pushuar në ishujt ekzotikë në Bahamas, së bashku me djalin e Agueros, Benjamin, i ardhur në jetë nga marrëdhënia e mëparshme me vajzën e Diego Armando Maradonës, Giannina.

 

Related posts

Prezantohet Sarri: Chelsea që do të ndërtoj do t’ju argëtojë me spektakël dhe…

Isa.Autor

Entuziazëm i tepruar? Një stacion metroje mer emrin e trajnerit të Anglisë (FOTO)

Isa.Autor

RISI/ Zbuloni bukuroshen SEKSI që do të komentojë një mbrëmje të plotë të WWE (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment