Futboll Seria A Sport

TËRMET? Mourinho: Kaluan vetëm 20 minuta nga hera e fundit kur kemi mundur një skuadër të madhe

Katër gola ishin të mjaftueshme që ekipi i Zhoze Murinjos të merrte 3 pikë të rëndësishme në Bergamo kundër një rivali direkt siç është Atalanta. Portugezi nuk i kurseu komplimentet për ekipin dhe u shpreh se kjo fitore do të zgjonte mentalitetin që i duhet lojtarëve për të luftuar deri në fund të sezonit.

Pas fitores 1–4 me Atalantën, trajneri i Romës,  nuk e fshehu sa i lumtur ishte për performancën e dhënë nga ekipi. “Sot kam parë Romën më të bukur këtë sezon. Ekipi u tregua i fortë në çdo pikë. Kemi luajtur të vetëdijshëm dhe kemi rrezikuar e sakrifikuar. Ky është mentaliteti që dua të shoh nga lojtarët. U kthyem të fitonim më në fund kundër një ekipi të madh. Tani mund të shohim përpara.” – u shpreh portugezi.

Ylli i sfidës ishte anglezi Abraham, për të cilin nga ana e teknikut, nuk munguan komentet: “Shqetësimi im për Tamin nuk kanë qenë kurrë golat, sepse e di që do t’i bëjë. Ajo që më intereson më së shumti është se ai interpreton frymën e Romës, sepse ai vjen nga një ligë ku loja dominohet. Këtu është ndryshe. Këtu duhet të punojë më shumë. Pastaj do të shënojë gola.”

Për ta mbyllur, portugezi nuk kurseu batutat.. “Tërmet? Nuk e dëgjova, por djemve u thashë që sot duhet të ishim si një tërmet në Bergamo. Nënvizohet gjithmonë se si Roma ishte e paaftë të fitonte ndaj të mëdhave të Serisë A e mungonin fitore prej 19 muajsh. Ja, tani kanë kaluar vetëm 20 minuta nga hera e fundit kur kemi mundur një skuadër të madhe”, tha Murinjo.

Related posts

MOCIONI I MOSBESIMIT/ Ylli i Kombëtares së Shqipërisë për Albinin: Hallall çdo votë, o king (FOTO)

Delo.autor

BONUCCI SHOKON tifozët e MILANIT: Ja pse u ktheva tek JUVENTUSI

Isa.Autor

Zidane: Ronaldo është nga një tjetër planet

Q.Autor

Leave a Comment