Futboll La Liga Sport

PRET TË NISË AVENTURËN E RE TEK ATLETICO/ Joao Felix premton: Do të jap gjithçka për ekipin…

Joao Felix do të kujtohet gjithmonë si blerja më e shtrenjtë e historisë së Atleticos së Madridit. Por 126 milionë eurot e shpenzuara nga Los Colchoneros nuk janë aspak problem për yllin e ri portugez i cili është i sigurtë se do të bëjë mirë në këtë aventurë të re, aq më tepër që trajner do të ketë Diego Simeone i cili u jep shumë përparësi lojtarëve të rinj në moshë.

Simeone është një trajner që përçon shumë energji tek ekipi, është një motivues shumë i mirë,  i tillë ka qenë dhe si lojtarë. Atletico ka pasur shumë futbollistë të njohur portugez dhe unë dua të ndjek hapat e tyre dhe pse jo t’i kaloj dhe arritjet e atyre. Shpresoj që të kap formën më të mirë dhe më pas gjithçka të mecë mbarë. Jam njeri që mendoj pozitivisht. Dua të punoj në mënyrë që të bëhem një ndër yjet e kësaj skuadre. Shuma për të cilën u pagua për mua, natyrisht që ndikon në disa gjëra, por jam kam pjekurinë e duhur për të përballuar presionin që vjen me këtë situatë. S’besoj se mosha ime e re do të jetë problem”.

Gjithsesi Joao Felix e ka të vështirë të premtoj se sa gola dhe sa asiste do të regjistrojë që në sezonin e tij të parë me Atleticon e Madridit.

“Nuk premtoj numra, ata s’do i premtoj kurrë, por premtoj që do të jap gjithçka për ekipin, e do bëj gjithçka ç’mundem, më pas të shohim si do shkojnë gjërat. Kur ndryshon një vend, duhet të përballesh me situata të reja, disa gjëra besoj se do i kem të thjeshta, por do ketë dhe aspekte të vështira”.

Related posts

Ngujim dhe shumë kritika, Tirana do Kupën e Kategorisë së Parë

Sadik.Autor

De Biasi arrin marrëveshjen me SPAL, po diskutohen detajet

Q.Autor

U dëmtua kundër Lokomotivës, Felipe Luis humbet sezonin dhe Botërorin

Q.Autor

Leave a Comment