Futboll Seria A Sport

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ/ Zbardhet debati i Insinjes me arbitrin: Nuk të thashë ‘ik p****u’

Sfida e kampionatit mes Interit dhe Napolit, e vlefshme për javën e 12-të të Serisë A, u kushtëzua jo pak nga përjashtimi me karton të kuq i Lorenco Insinjes. Sulmuesi i skuadrës jugore u nxor nga fusha prej arbitrit Masa pas ofendimeve që kapiteni i miqve i drejtoi në vijim të penalltisë së akorduar zikaltërve pas faullit të Ospinës në dëm të Darmianit. “Axurrët” u mposhtën me rezultatin 1-0, në përfundim të ndeshjes Xhenaro Gatuzo nuk e fshehu zhgënjimin e tij për vendimin e arbitrit. Insinje me siguri do të skualifikohet për ndeshjen e ardhshme në kampionat kundër Lacios.

Në “Twitter”, ndërkohë, gazetari sportiv italian i “Sportmediaset”, Franko Piantanida, ka zbuluar fjalët e përballjes verbale mes kapitenit “axurr” dhe arbitrit Masa.
MASA: “Nuk ka pozicion jashtë loje, penallti e konfirmuar”.

INSINJE: “Ik p… Masa! Prish gjithmonë ndeshjet!”

MASA NXJERR KARTONIN E KUQ: “The: ‘Ik p…’”.

INSINJE: “Thashë që ‘prish ndeshjet’, jo ‘ik p…’, fenomen”.

MASA: “Mos më merr për idiot!”

Në atë pikë Insinje largohet nga fusha.

Davide Masa ishte edhe arbitri që u ndal për disa javë pas një Fiorentina-Napoli të javës së parë të kampionatit të kaluar 2019-’20, kur iu akordua Mertensit një penallti mes mijëra polemikash. Askush nuk e kujton penalltinë për Fiorentinën pas një faulli me dorë të Zielinskit. Për tifozët e Napolit ka qenë hakmarrje.

Related posts

NGA MBROJTJA SOLIDE TEK SOUTHGATE/ Çfarë kemi mësuar për Anglinë deri më tani në “EURO 2020”

Delo.autor

“VËSHTIRËSITË NUK MË DRUAJNË, DO TË NDËRHYJMË NË MERKATO”/ Mehmeti: Titulli kampion? Pas kësaj jave do…

Delo.autor

Çudisin tifozët anglezë, vishen të gjithë si Southgate (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment