Futboll Sport

QARABAG-PARTIZANI/ E pabesueshme çfarë humbet Solomon, ja rasti i artë (VIDEO)

Partizani po luan takimin e kthimit ndaj Qarabag, e vlefshme për raundin e parë të UEFA Champions League.

Rezultati i barabartë, 0-0 në takimin e parë i jep shpresa të mëdha kryeqytetasve se mund të arrijnë kualifikimin në raundin e dytë në Baku.

Ndërkohë, përmes një video të shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, Partizani ka zbuluar edhe pamjet nga dhoma e zhveshjeve në stadiumin prej 6.500 vendesh.

Partizani ka publikuar edhe formaciomet zyrtare për takimin me Qarabag, ku bie në sy se Hakaj është konfirmuar në krahun e majtë, ndërsa Solomon ka marrë vendin e Mensah në majën e sulmit, duke kaluar në krahun e majtë Çinarin.

“Live” te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

78′ Sulm i frikshëm i të kuqve, Asani çliron të majtën dhe godet, por sfera shkon shumë larg

76′ Solomon nuk falet. Vendin e tij e merr Joseph Ekuban.

75′ E pabesueshme çfarë humbet Solomon. Shpërdoron gjithçka i vetëm përballë portierit kundërshtarë.

64′ Shkakton faull ndaj kundërshtarit, Hakaj ndëshkohet me të verdhë

61′ Zëvendësim te Partizani, Çinari i lë vendin Trashit

51′ Zhbllokohen shifrat, Qarabag ndëshkon Partizanin. Filip Ozobic mposht Hoxhën 

46′ Nis pjesa e dytë

Related posts

Artan Hoxha: FSHF masakroi Vllazninë me gjyqtarin qe dështoi në testet e FIFA-s

Sadik.Autor

“Skuqja” e Ronaldos, tifozët shpërthejnë me tallje ndaj portugezit në rrjetet sociale

Isa.Autor

DE BUTOI NË “EURO 2020″/ Mesfushori Hasani bën shkrimin emocionues: U realizua ëndrra e fëmijërisë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment