Futboll La Liga Sport

DEKLARATA E “ÇMENDUR”/ Ish-talenti i Barcelonës: Luaj me klubin më të mirë në botë…

Ish-lojtari i akademisë së Barcelonës, Takefusa Kubo, e ka quajtur Real Madridin si “klubi më i mirë në botë”.

Kubo nënshkroi për Real Madridin në qershor, ndërsa japonezi u bashkua me ekipin spanjoll nga FC Tokyo në një marrëveshje 5-vjeçare.

Sulmuesi adoleshent së fundmi është bashkuar me Real Madrid Castilla për sezonin 2019/20.

“Në Japoni ka shumë pasion për Real Madridin,” tha ai për Real Madrid TV.

“Dhe unë jam shumë krenar për të luajtur në klubin më të mirë në botë”, vijoi ai.

Takefusa Kubi ishte pjesë e sistemit akademik të Barcës gjatë viteve 2011-2015, duke u bërë golashënuesi më i mirë në ligë me 74 gola në 30 ndeshje.

Megjithatë, atij iu desh të largohej nga ‘Camp Nou’ dhe të kthehej në Japoni për shkak të dënimit të Barcelonës për transferimin e lojtarëve nën moshën 18-vjeçare.

Related posts

TREGON SAKRIFICAT E MËDHA NË JETË/ Rrëfehet Pjanic: Mund të jetoj pa pasur frikën se…

Delo.autor

FUNDI I NJË CIKLI/ Igli Tare i jep fund aventurës me Lacion pas 18 vitesh: Nuk do ndaloj kurrë së…

F.autor

DUELI I PËRJETSHËM/ Rivaliteti MESSI – RONALDO vijon, “PLESHTI” ka më shumë…

Isa.Autor

Leave a Comment