Futboll Seria A Sport

REFUZOI SHIRITIN DHE NUMRIN 1/ Buffon pranon hierarkinë: Nuk jam titullar sepse…

Xhixhi Bufon kthehet te Juventusi, për të mbyllur karrierën në radhët e kësaj skuadre, por duke e ditur mirë se nuk do të jetë ai numri 1 i portës bardhezi. Portieri ka treguar sot pas prezantimit përsëri si një lojtar i bardhezinjve se kishte respektuar hierarkinë, duke refuzuar numrin 1 e shiritin e kapitenit që ia kishin ofruar.

“Jam këtu për t’i dhënë një dorë skuadrës nëse do të jetë e nevojshme. Nuk jam këtu për minuta. Te Juventusi ka hierarki shumë të qarta. Shczesnji është titullar, me meritë, pastaj jam unë që duhet të jem gati në çdo kohë. Liga e Kampioneve? Në jetë dhe në sport nuk mund të fillosh sezonin duke menduar për fundin. Champions është trofeu më prestigjioz, por në mes janë 10 muaj të rëndësishëm”, tha Bufon për mediat.

“Kam shumë motivime për këtë zgjedhje. Ndoshta është dukur si një zgjedhje pak e përshtatshme në krahasim me atë që kam qenë, por besoj se motivimi i vërtetë ishte ajo që dëshiroja të luaja një tjetër vit në një vend ku do të provoja emocione të forta. Këtu jam me vëllezërit e mi, shpresoj të festoj bashkë me ta dhe me tifozët.

Shiriti i kapitenit nuk do të jetë i mi. Dua të falënderoj Shczesnjin dhe Kielinin që më ofruan numrin 1 dhe shiritin. Jam i lumtur që në fund të fundit portieri titullar do të ketë numrin 1 dhe Kielini të jetë kapiten, meqë është i tillë edhe në kombëtare. Numri im do të jetë ai 77. Bën pjesë në historinë time, e kisha te Parma kur bëra një sezon spektakolar”, shpjegoi portieri italian.

Related posts

TIRANA-SKËNDERBEU/ Shehi me ndryshime, Memelli rotacion. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

LEICESTER-ARSENAL/ I mjaftojnë 5 mintua lojë, Gabriel ndëshkon me kokë për “Topçinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ TOTTENHAM/ Habit Guardiola: Si ai ka 5 apo 6 lojtarë në Premier..

Delo.autor

Leave a Comment