Eredivisie Futboll Sport

VAZHDON “TELENOVELA” DE LIGT/ Klubi holandez refuzon ofertën e Juventus, futet në garë klubi…

Me ditët që kalon, çështja e Matijs De Ligt po kthehet në një telenovelë. Te Juventusi, duket se kanë gjetur akordin me lojtarin, dhe tifozët po presin një “përrallë” me fund të lumtur.

Por, në Spanjë raportojnë se bardhezinjtë nuk do e kenë të lehtë. Gjithçka është komplikuar, pasi siç shkruan “Marca”, Ajaksi e ka refuzuar ofertën e parë të Juves, me 65 milionë euro, si dhe 10 të tjera në formën e bonuseve, e cila duket të jetë më e vogël se oferta e Barçës.

Barcelona, që njëkohësisht punon për të siguruar edhe Nejmarin dhe Grizmanin, ka vënë në “pjatë” plot 75 milionë euro për Ajaksin, por nga ana tjetër, nuk ka akord me mbrojtësin. Tashmë, mbetet për t’u parë se si do të shkojë ky operacion.

Related posts

“KUQEZINJTË” I SHPALLIN “LUFTË” LIVERPOOL/ Maldini kërkon të marrë shërbimet për yllin francez…

Delo.autor

MENJËHERË PAS PUSHIMIT/ Benzema barazon rezultatin ndaj Leganes (VIDEO)

Delo.autor

RAPORTI I TRANSFERIMEVE PËR VITIN 2021/ Anglia “mbretëresha”, Shqipëria bëri 290 lëvizje

Delo.autor

Leave a Comment