Futboll

Ernest Gjoka: Tri pikë para Teutës, por nuk jemi ende të qetë

Ernest Gjoka ka mbetur i kënaqur nga angazhimi dhe fitorja e të tijve, edhe pse luanin ndaj një kundërshtari të dorëzuar, si Lushnja. Pas triumfit 4-0, tekniku kryeqytetas do të shprehej: “Fitore e bukur, tri pikë me shumë vlerë. Megjithatë, ne vazhdojmë dhe jemi nën presionin e rezultatit. Këtë javë gjërat shkuan më mirë, shënuan sulmuesit dhe e zgjidhëm ndeshjen shpejt.

Barazimi i Teutës në Gjirokastër? Ne shohim punën tonë. Për momentin jemi tri pike përpara durrsakëve, por kjo nuk do të thotë se jemi të qetë. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, me synimin për të marrë maksimumin. Nesër pushim, nga e hëna fillojmë të përgatisim sfidën direkte me Teutën, e cila mbart një vlerë të jashtëzakonshme për të dyja skuadrat.

Premio nga Tom Doshi? Po, ai është pranë ekipit dhe po na motivon financiarisht. Ekipet pa president janë të vështira për t’u menaxhuar, por mbështetja e tij është e madhe për momentin. Për të ardhmen nuk di se çfarë do të ndodhë, sepse nuk është në dorën time”.

Related posts

Më shumë probleme për PSG-në: Përveç Neymarit, lëndohet edhe Marquinhos (FOTO)

Q.Autor

Katër supersfida në Serie A/ Ja skuadrat që zbresin në fushën e blertë mbrëmjen e sotme

Isa.Autor

U SHPALL “GOLEADORI I VITIT”/ Levandovski: Botërori çdo dy vite? Nëse do të luanim atëherë…

Delo.autor

Leave a Comment