Futboll Kategoria Superiore Sport

SYNON PËRFORCIME NË MERKATO/ “Bardheblutë” kërkojnë të “rrëmbejnë” dy lojtarët e Skënderbeut…

Në edicionin i cili do të përfundojë në vitin 2020, që do të përkojë dhe me 100-vjetorin e krijimit të klubit, Tirana po kërkon të përforcohet sa më shumë në mënyrë që ky sezon të mos i ngjasojë aspak të shkuarit, ku skuadra 24 herë kampionët rrezikuan rënien nga Kategoria deri në javën e fundit.

Edvan Bakaj, Qirko, Karriqi, Idriz Batha, Isamel Dunga, Agustin Torasa, Elton Kale dhe Tefik Osmani janë fytyrat e reja tek Tirana, teksa ka pasur edhe largime, mbi të gjitha ato të Mavejesë dhe Grecës, por duket se në planin cilësor prurjet e reja janë të një standardi më të lartë.

Duhet ende të zgjidhet çështja Edon Hasani, me golshënuesim më të mirë të sezonit të shkuar që është thuajse i larguar, ndërsa nuk ka sinjale të qarta në lidhje me vullnetin e Michael Ngoo. Skuadra po vijon përgatitjet në Ohër dhe ashtu si është në zhvillim faza stërvitore, ashtu është edhe merkato.

Drejtuesit e kanë kthyer vëmendjen nga Skënderbeu, për të shfrytëzuar edhe situatën e vështirë që është krijuar tek korçarët pas verdiktit të KAS-it. Bruno Dita mbetet një objektiv, por mesfushori ka edhe një vit kontratë me bardhekuqtë dhe përpos dëshirës, kjo duket se është pengesa më e madhe, ndërkohë që Radas nuk ka asnjë detyrim me klubin jug-lindor.

Megjithatë për kroatin duhet që drejtuesit e Tiranës të binden plotësisht, sepse mosha është një faktor që ndikon negativisht dhe kujtojmë këtu që qendërmbrojtësi në tetor feston ditëlindjen e 36. Ka ende kohë deri në fundin e fushatës së shit-blerjeve në Shqipëri dhe mendësia aktive e klubit bardheblu vështirë të frenojë që në muajin Korrik.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Anglia publikon listën për gjysmëfinalen me Holandën, ja emrat (FOTO)

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Nga Barthez te RONALDO: Ja 11 futbollistët që kanë URINUAR në fushë (VIDEO)

Isa.Autor

PREJ DY MUAJSH DREJTON EVERTON/ Trajneri Ancelotti bën premtimin e bujshëm

Delo.autor

Leave a Comment