Futboll Sport

SHMANG NJË TRAGJEDI NË VELIPOJË/ Ish-portieri i Vllaznisë shpëton nga mbytja pushuesin (FOTO)

Ish-portieri i Vllaznisë sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë, Eldi Hasani, ka zgjedhur që muajt e verës të kryejë profesionin e vrojtuesit të plazhit, për t’i ardhur në ndihmë pushuesve që zgjedhin plazhin e Velipojës.

eldi hasani

Ditën e sotme Senad Nikshqi, portieri i dalë nga ekipet zinxhir të Vllaznisë, ka shpëtuar një pushues, duke e nxjerrë nga uji me dallgë dhe duke e shpëtuar nga mbytja.

67404206_2505228659520292_2612339937109868544_n

Në statusin e tij, gazetari Nikshiqi ngre edhe problemin në lidhje me një skandal sa i përket pajisjeve që duhet të ketë një vrojtues plazhi, ku duhet të siguroheshin nga federata përkatëse e vrojtuesve të plazhit, por që në fakt ato janë mbajtur, dhe i janë shitur kundrejt pagesës bizneseve, ndërkohë që duhet të jepeshin falas për vrojtuesit e licencuar.

POSTIMI I SENAD NIKSHIQIT

Djali ne foto eshte Eldi Hasani. Ish portier i ekipeve zinxhir te akademise Vllaznia. Sot vrojtues plazhi ne Velipoje. Eldi shpetoi nje pushues ne plazhin e Velipojes duke e nxjerre nga uji me dallge dhe duke bere qe te jete gjalle. Ne fakt me Eldin dhe disa vrojtues te tjere pata shansin qe te konsumoj kafe ne plazhin e Velipojes ne oraret kur ata nuk ishin ne pune. Keta djem me treguan per shume veshtiresi. Nder te tjera e tmerrshme eshte se si ajo federata e famshme e vrojtuesve te plazhit apo siç quhet qe mbush te gjitha ekranet televizive ka vjedhur mjetet ose çantat qe nje shoqate apo organizate gjermane kishte dhuruar per ta me te gjitha mjetet e shpetimit dhe nderhyrjes se shpejte, pra nje çante profesionale dhe e kushtueshme. Ajo qe ka ndodhur eshte se ajo federarate pasi keta djem kane firmosur gjoja se i kane marre ne dorezim çantat nuk ia ka dhene kurre vrojtuesve por ka abuzuar duke i mbajtur per vete. Lista me firmat e vrojtuesve te trajnuar nga ana e kesaj federate jane derguar tek shoqata gjermane si justifikim. Ajo qe ka ndodhur me pas eshte se pronaret e shezlloneve te cilet jane te detyruar qe ne plazhe te mundesojne kullat e vrojtimit dhe te punesojne vrojtuesit kane blere ato çanta tek kjo federate. Pra pronaret kane paguar para per çantat ne nje kohe qe federata duhej t’ia jepte falas vrojtuesve dhe ketyre njerezve qe shpetojne jete, ose me mire jo falas por ti jepnin ate çante qe gjermanet kishin parashikuar. Federata jo vetem nuk nxori gje nga xhepi por edhe abuzoi duke shitur çantat e vrojtuesve. Keta vrojtues shume prej mjeteve qe i nevojiten i kane siguruar vete. Ju siguroj qe paga e tyre nuk e justifikon punen dhe kohen qe shpenzojne por mbi te gjitha djem si Eldi e bejne edhe per pasion! This is Albania! Always scandal! Bravo Eldi, Niko, Bekris dhe shume djemve te tjere qe kujdesen per pushuesit!

Capture

PANORAMASPORT.AL

Related posts

Keylor Navas optimist: Para vetes kam mbrojtjen më të mirë në botë

Sadik.Autor

SPEKTAKËL NË SERIE A/ Atalanta përmbys Torinon e Vojvodës me “MAGJINË” e Muriel (VIDEO)

Delo.autor

MUNDI ME VËSHTIRËSI KASTIOTIN/ Cungu: Fitorja ishte oksigjen, terreni i fushës…

Isa.Autor

Leave a Comment