Boks Sport

XHULIO VRENOZI/ Boksieri shqiptar që po korr sukses në Milano e Londër (Video)

Ai është një ndër boksierët shqiptarë që po korr sukses edhe jashtë Shqipërisë si profesionist. Kampion i niveleve të larta, Xhulio Vrenozi është djali që ka fituar 14 rresht në boksin profesionist në Milano dhe Londër. Nisi të merrej me sportin e boksit në moshën 10-vjeçare. Mes stërvitjeve të shumta dhe pasionit të madh për boksin, 26-vjeçari është shpallur deri më tani 13 herë kampion kombëtar, 10 herë është shpallur boksieri më i mirë në Shqipëri, si dhe ka marrë 6 medalje ari në evente ndërkombëtare në boksin amator.

Prej 15 vitesh ai është bërë pjesë e pandashme e sportit të Boksit. Nga viti 2005 deri në 2014 ai ishte pjesë e kombëtares shqiptare. Prej 4 vitesh Xhulio Vrenozi po zhvillon karrierën e tij si profesionist, ku fillimisht e nisi në Itali dhe tashmë në Angli. Ai sapo ka mbyllur edhe fitoren e radhës më 4 maj në Milano kundër një boksieri serb me nokaut. Aktualisht ai është numri 140 në botë nga 1840 boksierë në kategorinë e tij dhe numri 1 në Shqipëri. Kategoria ku konkurron Xhulio Vrenozi quhet Superwelter në gjuhën e boksit.

Sot ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku tregoi se si nisi fillimisht të merrej me boks dhe arsyen se përse u zhvendos në Milano e më pas në Londër.

“Në lagjen ku unë banoja në qytetin e Fierit ka qenë një palestër dhe duke qenë se prindërit e mi janë shumë të pasionuar pas sportit, vendosën që edhe unë të kaloja disa orë në palestër. Aty më lindi dëshira për sportin, fitoret e vogla aty më “gënjenin” të kërkoja rezultate edhe më të mira. Një nga shembujt e mi në boks është edhe Luan Krasniqi, ish-kampion i Evropës, por ka edhe shumë emra të tjerë që kanë lënë gjurmë në historinë e boksit. Gjatë këtyre viteve në Shqipëri i kam fituar të gjitha garat dhe më lindi dëshira të kaloj në boksin profesionist. Kontaktet e para fillimisht i krijova në Milano ku arrita të bëj 10 fitore në 3 vite. Më pas krijova disa lidhje në Londër dhe vendosa të shkoj atje duke qenë se vëmendja më e madhe e boksit tashmë po zhvendoset atje”, tha boksieri.

Related posts

MILAN-CAGLIARI/ Paquetá dhe Krzysztof Piatek, janë sërish titullar për “Kuqezinjtë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E KËRKONTE REALI/ Gjigantët anglez hyjnë në garë për “yllin” e Bayern Munchen

Isa.Autor

NUK PASKAN FUND TË KËQIJAT/ Vjen ky DËNIM i papritur për McGregor, boksieri do të…

Isa.Autor

Leave a Comment