Futboll Ligue 1 Sport

SHUMË I PAKËNQUR ME PSG-NË/ Mbappe “kërcënon” klubin: Nëse largohet Neymar, atëherë…

Situata në kampin e francezëve të PSG-së nuk është shumë e qetë, duke qenë se ata po përgatiten që të humbasin Neymar.

Ai është shumë i pakënaqur në Paris, ndaj ka dalë hapur duke kërkuar një rikthim te Barcelona, por nëse vetë kampionët e Francës do të ishin të lumtur që të hiqnin dorë nga braziliani, i cili më shumë ka shkaktuar telashe sesa e ka ndihmuar skuadrën, del një tjetër problem.

Kylian Mbappe, ylli i skuadrës që po përflitet se i intereson shumë Realit të Madridit, u ka dhënë një ultimatum të fortë drejtuesve të PSG-së:

“Nëse Neymar largohet, atëherë këtë mundësi do ta rishqyrtoj edhe unë”, ka deklaruar francezi.

Kjo “goditje” vjen për faktin se vetë Mbappe sheh te braziliani “shpatullën” e duhur për t’u mbështetur në sulm dhe lojtarin me të cilin mund të bëjnë së bashku diferencën në Champions.

Related posts

Skuadra nga Bundesliga hyn në garë për Mateo Kovacicin

Sadik.Autor

BOLOGNA NË PRAG/ Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

F.autor

ZYRTARE/ Barcelona përforcon prapavijën, kontratë 5-vjeçare për mbrojtësin spanjoll. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment