Futboll Sport

STATISTIKAT SIPAS EKSPERTËVE TË “SPORTRADAR”/ Partizani për të thyer “tabu” në Baku (FOTO)

Dueli i Partizanit ndaj Karabak në Ligën e Kampioneve do të jetë një provë reale e forcës dhe mundësive që ka skuadra shqiptare në rrugëtimin e saj europian. Pakkush beson se të kuqtë mudn t’ia dalin, edhe për faktin se kanë çdo statistikë të mundshme kundër.

Ajo më domethënëse i përket serisë pa fitore të Partiaznit. Të kuqtë nuk njohin suksesin prej 17 ndeshjesh radhazi në Europë. Për herë të fundit ishte një fitore 2-1 ndaj Etnikos Aknas në Intertoto  në vitin e largët 2006. Edhe më shqetësuese bëhen shifrat kur llogariten ndeshjet e zhvilluar jashtë fushe nga të kuqtë, të cilët nuk kanë fituar asnjëherë në transfertë në eksperiencën e tyre europiane edhe pse kanë luajtur 28 ndeshje jashtë ndër vite..

Vetëm 3 barazime e 25 humbje në këtë seri ndeshjesh jashtë. Por 2 nga këta barazime kanë sjellë kualifikime historike, siç ishin ai me suedezët e Advitabergs në sezonin 1970-1971 dhe ai me Ferencvarosh, pak më afër në sezonin 2016-2017. Edhe këtë radhë, të kuqve mund t’u mjaftojë një barazim për të kaluar më tej, për të arritur një kualifikim që do të ishte padyshim një surprizë për shumëkënd.

Në fakt, barazimi është rezultati pozitiv më i mundshëm për Partizanin në këtë sfidë, sipas përllogaritjeve të ekspertëve të statistikave të “Sportradar” që kanë bërë përllogaritjet e tyre për sfidën e nesërme. Ata shohin vetëm 7% shanse për Partizanin që të dalë nga ndeshja me fitore, ndërsa mundësitë për të barazuar sfidën janë disi më të pranueshme, në 18%. Sigurisht, Karabak shihet si favorit me 75% të mundësive për të fituar ndeshjen që luhet në Baku.

Një mision i pamundur apo jo? Po nëse do ju kishin thënë në shtatorin e kaluar se Partizani do të fitonte titullin kampion i shkëputur nga të gjithë ndjekësit, çfarë do të kishit menduar?

Related posts

PARTIZANI I “EPOKËS” GAZMEND DEMI/ Ja afrimet e bëra në merkaton e janarit në 6 vitet e fundit

Delo.autor

“Tronditet” Liverpool-i, talenti humb finalen ndaj Realit dhe Botërorin

Sadik.Autor

(VIDEO) Lazio thellon rezultatin ndaj Spal, dopietë e Immobile

Q.Autor

Leave a Comment