Futboll Seria A Sport

GJITHMONË UNIK/ CASSANO kthehet në shkollë, studion për drejtor sportiv

Antonio Cassano është 36 vjeç dhe ende mendon se mund të luajë futboll në nivele të larta, ndaj ka bërë shpesh thirrje që t’i ofrojnë një kontratë në Serinë A.

Megjithatë, asnjë klub nuk është afruar dhe sulmuesi i njohur mund të nisë një karrierë të re, të lidhur me futbollin, por jo më në fushë. Ish-sulmuesi i Real Madrid-it, Roma-s, Inter-it e Milan-it ndër të tjerë, është pranuar në kursin për drejtor sportiv në Federatën Italiane të Futbollit.

Fantantonio nuk ka ndjekur procedurën e zakonshme, që është futja në provim për të fituar të drejtën e kursit, sepse është zgjedhur falë kurrikulimit si futbollist. Një talent i jashtëzakonshëm në rininë e vet, Cassano mendon se mund të bëjë një punë të mirë si drejtues, duke parë që karriera si futbollist quhet e mbyllur.

Nuk është vetëm Cassano ai që studion për t’u bërë drejtues, sepse në kurs janë regjistruar edhe Leonardo, i cili nuk e ka përfunduar ende atë, apo Carlos Freitas, drejtori sportiv i Fiorentina-s. Gjithashtu, janë regjistruar ish-lojtarë të njohur për Serinë A, si Morgan De Sanctis, ish-kampioni i botës Morgan De Sanctis, Rolando Bianchi e Giulio Migliaçio.

Related posts

Shpëtim Duro: Periudhë vendimtare, me Kukësin të mos vendosë arbitri

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Derbi londinez për yllin Kessie, oferta e anglezeve është marramendëse

Delo.autor

ZYRTARE/ Hapi i madh në karrierë për sulmuesin që pret Shqipëria, Bajern Mynih e përfshin në ekipin e parë për sezonin e ri

F.autor

Leave a Comment