Futboll La Liga Sport

STRATEGJIA E REAL MADRID NË MERKATO/ Hazard u pagua nga 3 të padëshiruar, ja sa i shiti

Reali i Madridit është duke i rregulluar ditë pas dite bilancet në merkato. Me 20 milionë eurot e përfituara nga shitja e Raul De Tomasit te Benfika, klubi “galaktik” ka arritur shifrën e 95 milionë eurove nga shitjet e deritanishme. Nëse do të llogarisim edhe 5 milionët e bonuseve që do të përfitojë nga shitja e Markos Jorentes tek Atletiko e Madridit, atëherë mund të themi se transferimi i Eden Hazardit u mundësua nga shitjet e bëra në merkato.

Florentino Perez ka shitur 30 milionë euro Markos Jorenten tek Atletiko dhe Mateo Kovaçiçin te Çelsi për 45 milionë euro. Duke shtuar edhe Raul De Tomasin atëherë kemi një shifër interesante, e cila mundësoi blerjen e Hazardit. Megjithatë, klubi spanjoll duhet të shtojë edhe disa të tjera në formën e bonuseve për belgun. Edhe pse mbetet akoma shumë për të ekuilibruar bilancet në Madrid, rruga është ajo e duhura. Blerjet i kanë kushtuar Realit të Madridit 298 milionë euro: 100 Hazard, 60 Joviç, 50 Militao, 48 Mendi, 40 Rodrigo.

Për belgun dhe mbrojtësin francez Reali duhet të paguajë disa bonuse, të cilat mund të llogaritën në bilancin e vitit të ardhshëm. Në listën e lojtarëve që do të largohen ka shumë yje, si: Bejl, Isko, Sebajos, Vaskez dhe të tjerë, të cilët mund të sjellin milionat e duhur për të rregulluar bilancin. Megjithatë, në Madrid presin edhe një mesfushor. Pol Pogba mbetet ëndrra e madhe, ndërsa alternativat janë Eriksen dhe Van De Bek.

Related posts

E BUJSHME/ Shkoi në tualet dhe nuk u kthye më, Sarri tërbohet me yllin e Chelseat

Delo.autor

“EURO 2020″/ E pabesueshme, portieri Hradecki shkakton autogol në favor të Belgjikës (VIDEO)

Delo.autor

“I LUMTUR ME ATË QË TREGOI SKUADRA”/ Cungu pas barazimit me Bylisin: Nuk është hera e parë që këtu…

Delo.autor

Leave a Comment