Futboll Kategoria Superiore Sport

KLASIKE DRAMATIKE NË “LORO BORIÇI”/ Vllaznia mposht me përmbysje Kampionët e Superiores

Superiorja mbylli siparin e kësaj jave me klasifken e futbollit shqiptar ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës të fituar nga kuqeblutë me rezultatin 3-2 në minutën e 97′.

Vllaznia e nisi mjaft mirë ndeshjen, pasi arriti të shënonte me penallti me anë të Markut në minutën e 28′. Vangjeli gaboi dhe i dha mundësinë ekipit shkodran të dërgonte topin në rrjetë. Pjesa e u parë u mbyll 1-0 për vendasit, ndërsa Muçi barazoi në minutën e 46′ të pjesës së dytë.

Festa nuk zgjati shumë, pasi Marku realizoi sërish mjaft bukur në të 50′ duke mposhtur sërish Bekajn për 2-1. Kampionët barazuan sërish pas një gabimi të Zogovic. Portieri doli në mënyrë të gabuar dhe Sasrak dërgoi topin në rrjetë për 2-2.

U mendua se ndeshja do të mbyllej në barazimin 2-2, por Dunga në minutën e 90’+7′ i dha fitoren ekipit shkodran. Fitore fantastike e Vllaznisë që merr fitoren e 3 në 3 ndeshje. Kuqblutë kryesojnë me pikë të plota. Trajneri Nevil Dede e nisi me humbje aventurën e tij në stolin e bardhebluve.

Related posts

Kush triumfon? Cristiano Ronaldo vlen sa dy sulmuesit e Uruguajit

Isa.Autor

Miliarderi amerikan Commiso: Unë do ta blejë Milanin me këto kushte…

Isa.Autor

Liverpool shpërblen Mane

Q.Autor

Leave a Comment