MMA Sport Të tjera

“STRONG EAGLE”/ Vilson Ndregjoni, fenomeni i ri i MMA (VIDEO)

Dikur konsiderohej si një nga mundësit më premtues në Shqipëri: 4 herë kampion kombëtar në vitet 2009-2011, në stilin e lirë. Kampion për të rritur në peshën 65 kg nga viti 2011 deri në vitin 2015. Vendi i 5-të në Europian për të rinj. 4 herë përfaqësueses i Shqipërisë në Botëror dhe 4 herë në Europian, bëhet fjalë për Vilson Ndregjonin, mundësin nga Dibra i cili në pamundësi për të arritur maksimumin në “tokën e shqiponjave” u shpërngul në SHBA në kërkim të ëndrrës së madhe.

Pa harruar kurrë se nga vjen, gjithnjë i shoqëruar nga simbolet kombëtare, Vilson Ndregjoni nuk e kishte të vështirë të tërhiqte vëmendjen falë aftësive të tij.

Me mbështetjen dhe menaxhimin e kompanisë “AVI Sports Management”, në 2018, Ndregjoni debutoi për herë të parë në MMA, ku regjistroi 4 fitore dhe 1 humbje.

Më 15 qershor 2019 debutoi në ligën profesionale në MMA ku i mjaftuan 1 min e 3 sek për të hedhur në tapet kundërshtarin. Paraqitja shpërthyese e mundësit nga Dibra ka rënë në pah të organizatorëve të UFC të cilët kërkojnë që Ndregjoni të jetë pjesë e tyre brenda vitit 2020, një arritje që do të ishte shumë, parë herë të parë për një sportist shqiptar që do të ishte pjesë e UFC.

Related posts

NGA RINOVIMI TEK KUNDËRSHTARI I RADHËS/ Pioli: Messia nuk është një përrallë, Menja luan titullar

Delo.autor

LA LIGA/ Ai që zbuloi Sergio Ramos emërohet trajneri i ri i Sevilla

Sadik.Autor

I MJAFTUAN 3 MINUTA LOJË/ Ylli Son zhbllokoi sfidën ndaj Liverpool, VAR-i tërbon Mourinhon (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment