Futboll La Liga Sport

TALENTI LARGOHET PAS NJË VITI NGA BARCELONA/ Lojtari 22-vjeçar drejt zbarkimit në Angli tek…

Malkom u ble një vit më parë nga Barcelona, tek francezët e Bordo, por mesa duket aventura me ekipin katalanas do të zgjatë vetëm një vit.

Sipas asaj që shkruan spanjollja “AS”, 22-vjeçari është në radarët e anglezëve të Everton. Pas afrimit të Jerri Mina dhe Andre Gomez, blutë duan edhe një tjetër lojtar të Barcelonës.

Braziliani u ble një vit më parë për shifrën e 41 milionë eurove, dhe tani Everton ofron 35 milionë euro për të marrë shërbimet e lojtarit. Barcelona mund ta pranojë këtë ofertë për shkak se, i duhen financa për afrimin e Grizman dhe Nejmar.malcom

Sulmuesi u aktivizua shumë pak nga Valverde, dhe me një transferim të mundshëm të Nejmar dhe Grizman mundësitë për tu aktivizuar janë të pakta. Transferimi në Angli do të ishte shumë i mirë edhe për sulmuesin Brazilian, i cili dëshiron të aktivizohet më shumë.

Related posts

TË RINJTË E MILANIT/ Djali i Maldinit shënon super gol nga… (VIDEO)

Delo.autor

YLLI SHQIPTAR TAKON KUZHINIERIN MË TË FAMSHËM NË BOTË/ Cikalleshi provon “biftekun e larë në ar” tek Nusret (VIDEO)

Delo.autor

ZEMËRIMI I “ULTRASVE” PARA DERBIT/ Tifozët e Atleticos “SHI MINJSH” ndaj Courtois (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment