Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Nuk bën pjesë në planet e Koeman, mesfushori Pjanic drejt transferimit tek klubi i madh…

Në javët e kaluara gazetat katalanase flisnin për hipotezën e një ndarjeje konsensuale me Miralem Pjaniçin. Të shumta 7.5 milionë eurot e rrogës së mesfushorit për arkat e klubit që lëngojnë tashmë prej kohësh.

Për më tepër, boshnjaku nuk ka qenë pjesë e planeve të Koeman për një kohë të gjatë, ndaj edhe drejtuesit do ta largonin pa shumë dhimbje. Problemi më i madh është ai i vlerësimit të “fryrë” që ishjuventini pati gjatë shkëmbimit me Arturin. Praktikisht 80 milionë euro që rëndojnë edhe më shumë bilancet katalanase. RIKTHIMI – Në këtë situata, çlirimi do të vinte nga rikthimi i Pjaniçit në Torinon bardhezi.

Aq më tepër që 31- vjeçari ka mbetur i lidhur fort me ambientin e Juves. Sivjet ai do të gjente edhe një trajner si Masimiliano Alegri, me të cilin lidhja ka qenë e fortë dhe shkonte përtej çështjeve të fushës. Për këto arsye, mesfushori po mundohet të përshpejtojë largimin nga Katalunja nëpërmjet kontakteve të shpeshta me drejtuesit e klubit. Ai dëshiron që të largohet përpara se Barcelona të transferohet në Gjermani, ku do të kryejë disa ditë përgatitje në kuadër të kampionatit që do të nisë më 13 gusht.

NË SINKRON – Ashtu si Manuel Lokateli, edhe Pjaniç u ka besuar mendimet e tij rrjeteve sociale. Në diferencë prej pak orësh, të dy mesfushorët që duan “Zonjën e Vjetër” kanë shkruar në profilet përkatëse fjalën “Qetësi”. Ndoshta sepse po shijojnë kohën më familjet, ose sepse po përjetojnë qetësinë përpara shtrëngatës, e cila do të ishte e barasvlershme me vijimin e karrierave te Juventusi

Related posts

Manchester City ndalet nga Burnley, kreu mbetet i palëkundur

Q.Autor

HABIT Evra/ Nëse Ronaldo ju fton për të ngrënë në shtëpi, mos shkoni…

Sadik.Autor

PRONARËT E INTER-IT NXJERRIN AUTOBUZIN NË SHITJE/ Ish-sulmuesi tallet keq: Mbase do na paguajnë rrogat

Delo.autor

Leave a Comment