Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPER SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Shehi: Derbi është i rëndësishëm, njëlloj sikur luhet java e parë e kampionatit

Trajneri i Tiranës. Orges Shehi, është shfaqur sot para mediave teksa ka treguar se si po përjetohet dita para derbit ndaj Partizanit. Tekniku i bardhebluve ka theksuar se kjo sfidë mbart një rëndësi të veçantë dhe nuk njeh pozitat në klasifikim të ekipeve.

“Dihet rëndësia që ka derbi, sigurisht është një ndeshje që ka impakt te të gjithë, sidomos te tifozët dhe lojtarët. Është një ndeshje e rëndësishme por që vlen tre pikë dhe është vetëm fillimi i kampionatit Skuadra vjen e plotë, kemi rikuperuar lojtarë që nuk ishin javën e kaluar dhe jemi të plotë për sfidën e nesërme.

Dihet rëndësia që kanë tifozët për skuadrën tonë, jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe në të tjerat kanë qenë të shumtë dhe i falënderoj. Jam i sigurt që nesër kemi një ndeshje ku do të bëjmë maksimumin për t’i kënaqur.

Asnjë fitore si trajner ndaj Partizanit? Mendoj se nuk ka sfida personale, janë kolektive. Luajnë dy skuadra që i japin tonin kampionatit tonë, janë ato më me rivalitet dhe histori. Ju i mbani statistikat, ne do të mundohemi nesër të marrim fitoren dhe vetëm për këtë do  futemi në fushë për të vazhduar rrugëtimin tonë

Të gjithë derbit që mbaj mend unë dhe ka shumë vite që i mbaj mend, nuk ka pasur ndikim klasifikimi, zërohet gjithçka, zërohen pozicionet dhe për një ndeshje duket sikur luhet java e parë e kampionatit pa pasur rëndësi pozicioni.

Dita para derbit ka qenë ditë entuziaste, sepse vinim pas një periudhe të vështirë, duke parë çfarë kaluam, vinim pas një fitoreje shumë të rëndësishme ndaj kampionëve. U kam thënë lojtarëve të jemi të qetë, të mundohemi të kontrollojmë emocionet se të dëmtojnë. Kam marrë përgjigje nga skuadra jo me fjalë, por vepra në stërvitje. Skuadra vazhdon të jetë e motivuar dhe përqendruar pavarësisht kundërshtarit që kemi përballë.

Kë do i hiqja Partizanit? Nuk janë sfida personale dhe skuadrat nuk përbëhen nga individë, ka lojtarë kualitativë por jam më shumë i interesuar te skuadra ime dhe shpresoj të bëjmë mirë punën tonë. Po të bëjmë mirë atë që besoj se mund të bëjmë, besoj se do të dalim fitimtarë”, tha Shehi para gazetarëve.

Related posts

(VIDEO) Tifozi i Werder Bremen hyn në fushë për selfie, reagimi i lojtarit habit

Q.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN HOLANDEZ/ Shikoni “perlën” e talentit të Real Madridit (VIDEO)

Delo.autor

Juve-Udinese, torinezët duan 3 pikët dhe vendin e parë

Q.Autor

Leave a Comment