Futboll Sport

TEUTA-VENTSPILS/ Shtylla i mohon golin Bushiçit, ja rasti ideal (VIDEO)

Përmbysja e rezultatit 3-0 për Teutën është një mision i vështirë, por jo i pamundur. “Djemtë e detit” kanë zbritur në fushë  në orën 17:00 në fushën e lojës për të luajtur sfidën e kthimit të raundit të parë paraeliminator të Ligës së Europës.

Letonezët e Ventspils vijnë me fitoren 3-0 në duelin e parë, por të besuarit e trajnerit Shkëmbi kanë besim dhe janë optimist se mund t’ia dalin. Tekniku korçar ka bërë publik edhe formacionin zyrtar që do të hedhë në fushën e lojës për të kërkuar mrekullinë.

Ndryshe nga sfida e parë, Shkëmbi ka ulur në stol Prognin, duke preferuar një skemë me 2 sulmues, ku Nikaç dhe Bushiç, do të jenë në majë të sulmit. Gjithashtu nga minuta e parë starton edhe Avdyli, i cili mungoi në sfidën e parë.

tEUTA22

Kjo përballje do të gjykohet nga një treshe arbitrash nga Izraeli, me kryesor Erez Papir, teksa ndihmësa të tij do të jenë Matityahu Yakob dhe Valentyn Kuzhevski.

LIVE | TEUTA – VENTSPILS 0-0

KOMENTI LIVE: 

8′ Minuta mjaft të mira për durrsakët të cilët janë hedhur në sulm në kërkim të golit të avantazhit.

3′ Pranë golit Teuta. Shtylla i mohon avantazhin durrsakëve. Pas harkimit të Kallakut nga e majta, Bushiç godet me kokë brenda zonës, por topi ndalet në shtyllën e djathtë pingule.

1′ Starton sfida në “Niko Dovana”.

Related posts

REKORDI/ Roberto Mancini bëhet trajneri i parë i Italisë që arrin këtë statistikë

Delo.autor

PO ZHVILLON SEZONIN E TIJ TË 17-TË SI PROFESIONIST/ Flet Cesc Fabregas: Nuk ndihem si 20 vjeç, por jam gati për…

Delo.autor

ZBULON 3 MBROJTËSIT MË TË FORTË NË BOTË/ Talenti Haaland: Kanë fizik dhe inteligjencë në fushën e blertë

Delo.autor

Leave a Comment