Futboll La Liga Sport

XHELOZIA BRENDA KLUBIT/ Fanella me numër 21, kthehet në problem tek Barcelona

Carles Alena u shfaq i pakënaqur me drejtuesit e Bareclonës, pas dhënies së fanellës me numër 21, për Frenike De Jong.

Alena i befasoi të gjithë pasi e shfaqi publikisht pakënaqësinë e tij ndaj klubit ”blaugran”, duke thënë se ndjehej i fyer nga veprimi i tyre.

“E dija që De Jong dëshironte fanellën me numrin 21. Do të doja një njoftim nga klubi, sepse ata ia dhanë bluzën atij pa më treguar mua. Nuk ndihem mirë, sepse jam sjellë shumë mirë me klubin, dhe gjithmonë kemi pasur komunikim. Ata thjesht duhej të më njoftonin mua”, u shpreh mesfushori spanjoll.

Mirëpo kjo deklaratë e futbollistit nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve të ekipit katalanas, pasi ata janë shprehur se problemet e brendshme në skuadër nuk duhet të dalin jashtë shtëpisë së tyre.

Kështu, Abidal, që tashmë mban postin e sekretarit teknik do të sqarojë situatën me Alena, për ta siguruar se askush nuk ia kishte premtuar fanellën De Jong, por iu dha në momentin që holandezi e kërkoi. Lidhur me këtë rast, me lojtarin do të flasë edhe presidenti Bartomeu, i cili do i kërkojë Alenës të jetë më i matur me deklarata, ndërsa gjithashtu synimi i presidentit është të qetësojë ujërat në ambientin ‘blaugran’.

Related posts

NJË RIKTHIM DHE SHUMË TALENTE/ Anglia publikon listën e lojtarëve për Kampionatin Europian, ja yjet që mungojnë…

Delo.autor

CHAMPIONS/ I zakonshmi Lukaku zhbllokon sfidën ndaj Monchengladbah në “San Siro” (VIDEO)

Delo.autor

RASTET ME COVID-19/ Chiellini: E di që tani se çfarë do të thonë, por fitorja e vërtetë do të jetë…

Delo.autor

Leave a Comment