Futboll Premier League Sport

TRONDITET MANCHESTER UNITED/ Ndihmësi i Solskjaer shtrohet në spital me urgjencë, si pasojë…

Mançester Junajtid është tronditur nga një tjetër situatë e pazakontë, e këtë radhë fajin e ka stafi i Ole Gunar Solskjaer. Mediat në Australi, ku gjendet ekipi për të filluar përgatitjet për sezonin e ri, kanë raportuar se një anëtar i stafit, rreth moshës 50 vjeçare, është shtruar në spital me urgjencë si pasojë e një overdoze.

Televizioni australian “7 Neës” raportoi i pari, duke publikuar edhe video, se një mashkull rreth të 50-ave ishte dërguar me urgjencë me ambulancë në spital në Perth nga hoteli ku po qëndron skuadra e Mançester Junajtid.

Forca të mëdha sigurie rrethuan spitalin në momentin e mbërritjes së personit në spital, duke përdorur një mbulesë për të mos lejuar kamerat që të filmonin dhe të bënin publik identitetin e personit që kishte pësuar overdozë. Nuk bëhet ende e ditur se për çfarë substancash bëhet fjalë, por sipas mediave në Australi, ai është është jashtë rrezikut për jetën.

Related posts

E PABESUESHME/ Në mëngjes korrier, pasdite stërvitje. Ky portier thyen rekordin e Buffon në futbollin italian

Delo.autor

Me këtë formacion, Barça do të jetë e pandalshme …

Q.Autor

Guardiola nxjerr në shitje ‘përforcimin më të madhë’ të Manchester Cityt

Sadik.Autor

Leave a Comment