Bundesliga Futboll Sport

PLAS GRUSHTI NË GJERMANI/ Momenti kur ultrasit e Stuttgartit përzënë reperin shqiptar nga stadiumi (VIDEO)

Mbrëmjen e ndjeshme në ndeshjen Shtutgart-Koln ka ndodhur një episod ku protagonist është bërë reperi shqiptar Dardan.

Dardan Mushkolaj i njohur me emrin e artit “Dardan” është një reper mjaft i suksesshëm në Gjermani, por mesa duket jo të gjithë e njohin. 24-vjeçari ka qenë prezent në tribunën e ultrasve të Shtutgartit dhe pikërisht këtu ka nisur gjithçka.

Teksa reperi ka nisur të filmojë, ultrasit janë acaruar pasi nuk duan të dalin me fytyre para kamerave. Një grup tifozësh i kanë kërkuar disa herë reperit të mos filmojë, por ky i fundit ka vazhduar.

Më pas ka nisur një konflikt ku Dardan së bashku me shokët e tij është përzënë nga tribuna e ultrasve. Videoja është bërë virale dhe vetëm ditën e sotme është bërë i mundur indetifikimi i reperit të njohur shqiptar.

Related posts

SHËNOI GOLIN E PARË PAS 7 MUAJSH ME MILANIN/ Ja premitimi i Bakayokos që habiti të gjithë (VIDEO)

Delo.autor

VJEN KËSHILLA NGA ANGLIA PËR CR7/ Kapiteni Deeney: Ronaldo, shko tek Wolves. Ke arsye plot aty

Delo.autor

TUTTOSPORT PLAS BOMBËN/ Sot mbyllet TRANSFERIMI i MODRIC tek INTERI

Isa.Autor

Leave a Comment