Futboll La Liga Sport

NUK PO E VLERËSON MAKSIMALISHT ËNDRRËN E TIJ/ Mbipesha e Eden Hazard shqetëson Real Madrid

Eden Hazard duket se nuk po e vlerëson maksimalisht ëndrrën e tij për të qenë pjesë e Real Madridit.

Belgu vazhdon të mbetet mbi peshë, teksa u shfaq në grumbullimin për në turin aziatik me 7 kilogram më shumë.

Një situatë e cila po shqetëson trajnerin Zidane, i cili tashmë duhet të marrë masa, pasi do të ketë nevojë për formën më të mirë të belgut, në momentin kur të nisë sezoni.

Ndërkohë, duke parë shumën e shpenzuar për shërbimet e tij, madrilenët zor se mund ta pranojnë një gjendje të tillë, teksa Hazard duhet të humbasë sa më shpejt kilet e tepërta.

Sakaq, kjo nuk është hera e parë për belgun që shfaqet gjatë fazës përgatitore mbi peshë.

Diçka e tillë i ka ndodhur edhe me Chelsean, ndërsa fantazisti ka arritur të arrijë formën gjatë sezonit.

Por, te Reali nuk kanë kohë duke parë se Asensio është i dëmtuar, teksa Bale është me valixhe në duar.

 

Related posts

Arbitrimi skandaloz në Lazio-Torino, Federata Italiane ndëshkon arbitrin Giacomelli

Q.Autor

JUVENTUS-ROMA/ Pas një asist nga ylli Morata, Ronaldo zhbllokon sfidën me një “PERLË” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

“I PASKA MAR KOKA ERË”/ E gjithë skuadra MBAN TRAJNERIN që të mos MASAKROI ARBITRIN (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment