Futboll Sport

NJOFTOI TËRHQJEN NË VITIN 2010/ Ish-lojtari i Milanit i rikthehet futbollit të luajtur në moshën 48-vjeçare

Pasi njoftoi tërheqjen nga futbolli në vitin 2010, ish-portieri i Milanit, Zeljko Kalaç është rikthyer në futbollin e luajtur në moshën 48-vjeçare.

Ish-portieri i Milanit, i cili luajti me kuqezinjtë nga viti 2005 deri në 2009, ka zbritur në fushë ditën e diel me skuadrën nga divizioni i shtatë në Kroaci, Tompojevci, për t’i ardhur në ndihmë këtyre të fundit, teksa është bllokuar në Kroaci nga Koronavirusi.

Kalaç u aktivizua në portën për Tompojevcin, në miqësoren ndaj skuadrës tjetër kroate të Tovarnik. 48-vjeçari ka luajtur për 45 minuta në ndeshje, teksa në pjesën e dytë u largua, me ekipin që më pas pësoi 4 gola, ndërkohë që pjesa e parë ishte mbyllur 1-1.

Related posts

E HABITSHME/ MBAPPE i bën “follow” në Instagram bukuroshes SHQIPTARE (FOTO)

Isa.Autor

SPECIALE/ Njihuni me 10 skuadrat që kanë shënuar më shumë gola në Kupat e Botës

Sadik.Autor

ERIKSEN DHE FATI/ Inter përçan legjendat: Në Kyiv duhej Kristiani, Real Madrid më mirë tani

Delo.autor

Leave a Comment