Futboll Seria A Sport

U LARGUA NGA MILAN PËR NË ANGLI/ Flet Cutrone: Ky transferim më prek shumë, por…

Patrik Kutrone u largua nga Milani për tu bashkuar me Uolverhempton për 22 milionë euro, dhe ditën e sotme është nisur drejt Anglisë, ku do të nënshkruajë kontratën me ekipin e ri.

Gjatë largimit nga Italia, sulmuesi dukej shumë i mërzitur pasi dëshironte të qëndronte tek ekipi i tij i zemrës.

Në një intervistë të shkurtër para se të largohej Kutrone është shprehur: “Jam shumë i zhgënjyer dhe kjo duket qartë tek mua. Nuk kam asgjë për të thënë. Kam qenë gjithmonë i gatshëm dhe i zjarrtë. Kam marrë shumë mesazhe nga tifozët e Milanit, dhe kjo do të thotë se unë kam lënë një shenjë pozitive tek ata. Iu uroj tifozëve të Milanit dhe shokëve gjithë të mirat. I dua tifozët kuqezi. Ky largim më prek shumë, por kështu është jeta. Duhet të merren edhe vendime të vështira. Do të përpiqem të bëj më të mirën tek skuadra e re, tani jam duke menduar vetëm për tu përshtatur sa më mirë.”, u shpreh sulmuesi.kutrone

Kutronë ishte një nga lojtarët më të dashur për tifozët e Milanit, për shkak të dashurisë së madhe që kishte për fanellën kuqezi. Gjithsesi tani ai do të nisë një aventurë të re, ku shpreson të rritet si futbollist, dhe pse në një të ardhme të kthehet tek ekipi i tij i zemrës.

Related posts

PASI U BË KAMPION I PADISKUTUESHËM/ Khabib tërhiqet nga UFC me 29 fitore e asnjë humbje

Delo.autor

Drama në Kroaci, shqiptari ishte duke mbytur shokun e skuadrës

Sadik.Autor

​City mund bindshëm Arsenalin në finale të Kupës, fiton titullin e parë (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment