Futboll Kategoria Superiore Sport

UDHËTIM 72 ORË NË MOLDAVI/ Tifozët mbështesin Partizanin në transfertën e largët

Tifozët e Partizanit kanë njoftuar se do të jenë në mbështetje të skuadrës, edhe në ndeshjen e dytë përballë Sherif Tiraspolit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, tifozët e kuq janë shprehur se do të nisen ditën e mërkurë drejt Moldavisë, për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

Në njoftimin e tyre thuhet se udhëtimi do të zgjasë gjithsej 72 orë, që do të thotë plot 3 ditë.

Pavarësisht vështirësive, ata kanë vendosur të sakrifikojnë për skuadrën e tyre, ku shpresojnë që gjithë këtë sakrificë t’ia u shpërblejë me kualifikim në raundin tjetër.

Njoftimi i tifozëve të kampionëve

“VEMENDJEEE !!! Udhëtojmë për në Moldavi! Nuk kemi shumë kohë kështu që t’i biem sa më shkurt: Nisja ditën e mërkurë ora 08:00 nga pallati i sportit. Zgjat rreth 72 orë i gjithë udhëtimi kështu që ata që janë në punë të llogarisin 3 ditë leje pune. Kushton 30 euro, ndërsa bileta e stadiumit kushton vetëm 1 euro.

Të interesuarit të paraqiten te Baza duke filluar nga sot ora 19:00 me fotokopjen e pasaportës dhe kuotën prej 30 eurosh.

Nxitoni zini vendet sepse janë të limituara dhe si gjithmonë prioritet kanë anëtarët! Lum ata që do kenë mundësi të vijnë. Ju kurrë nuk do të jeni vetëm. Ecim!”, shkruajnë tifozët e kuq.

Kujtojmë se ditën e enjte në orën 19:00, Partizani do të zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër Sherif Tiraspolit, pas ndeshjes së parë në “Selman Stërmasi”, që përfundoi me rezultatin 0-1 për moldavët.

Related posts

DUAN TITULLIN/ Pret Parmën e më pas Tottenhamin, Interi gati të ndezë “San Siron”

Isa.Autor

“PLAS” GRUSHTI NË STADIUMIN E KORÇËS/ Një qytetar dhunon presidentin e ‘Skënderbeut’ dhe të birin (VIDEO)

F.autor

DISFATA E KATËRT NË HISTORI ME “MANITA”/ Ylli i Milanit feston humbjen me shampanjë dhe duhan (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment