Futboll Sport

ZBULOHET RAPORTI I ARBITRIT/ Ja pse ndëshkoi “Pleshtin” dhe Medel me karton të kuq

Ndeshja mes Argjentinës dhe Kilit, e cila përcaktonte vendin e tretë në Kupën e Amerikës, prodhoi shumë polemika.

Kur ishte minuta e 37-të e ndeshjes, Gari Medel dhe Lionel Mesi u përfshinë në një zënkë, e cila rezultoi me nxjerrjen me karton të kuq të dy lojtarëve.

Ditën e sotme “TyC Sports” ka zbuluar përmbajtjen e raportit të arbitrit ku justifikon kartonin e kuq për të dy lojtarët.

Në rastin e Mesit: “Përdorimi i gjuhës fyese ose poshtëruese dhe gjesteve, duke u ballafaquar me kundërshtarin, kur topi nuk ishte në lojë. Duke bërë edhe një goditje të fortë ndaj kundërshtarit me shpatull.” I njëjtë është raporti edhe për mesfushorin e Kilit, Gari MedelJ

Kujtojmë se ky është ndëshkimi i dytë me karton të kuq për Mesin, në gjithë karrierën e tij. Argjentinasi u shpreh në fund të takimit, se nga një karton i verdhë për secilin ishte i mjaftueshëm në atë rast.

Related posts

LIVE/ Uruguai dyfishon shifrat me “ndihmën” e Rusisë (VIDEO)

Isa.Autor

Fiorin Durmishaj kualifikon Panioniosin në Kupën e Greqisë

Q.Autor

Hidhen poshtë spekulimet, Hysaj nuk largohet nga Napoli

Q.Autor

Leave a Comment