Futboll La Liga Sport

U PREZANTUA NË “CAMP NOU” PA TIFOZË/ Griezmann: Kënaqësi të luash përkrah… (VIDEO)

Antuan Grizman është prezantuar sot zyrtarisht si një futbollist i ri i skuadrës së Barcelonës. Ashtu siç ishte parashikuar, francezi ka bërë prezantimin zyrtar para se skuadra të fillonte fazën përgatitore për sezonin e ri, në mënyrë që ambienti të mos shqetësohej nga polemikat e paevitueshme rreth këtij transferimi të tij.

Para gazetarëve dhe fotografëve, në “Kamp Nou” të boshatisur, Grizman ka bërë publik edhe numrin e tij të ri, atë 17 qe do të mbante te katalanasit. “Numri 7 kishte pronar dhe pashë ata që kishin mbetur, duke zgjedhur në fund 17-ën”, tha më pas në konferencë për shtyp Grizman duke folur rreth asaj që pret në skuadrën e re dhe këtë largim nga Atletiko që ka bërë shumë bujë e polemika.

“Gjithmonë është e vështirë të lësh një shtëpi, një vend ku isha rehat, ku ke familjarë, miq e shokë skuadre prej shumë vitesh. Unë kam vetëm admirim dhe respekt për atë klub, kam dhënë gjithçka në fushë që nga fillimi e deri në fund për të”, tha Grizman.

Ai pranoi se ajo që e tërhiqte më shumë te Barcelona ishte dëshira për të luajtur përkrah Mesit. “Ajo që më bën më të lumtur është që do të luaj me të. Jam i lumtur, ai është numri 1 dhe pikë referimi për të gjithë futbollistët. Do të jetë një legjendë për fëmijët e mi, për fëmijët e fëmijëve të mi dhe është një kënaqësi të luash përkrah tij”, tha Grizman.

https://digitalb.vo.llnwd.net/supersport/wp-content/uploads/2019/07/Antoine-Griezmann-touches-the-ball-for-the-first-time-at-Camp-Nou.mp4?_=1

Related posts

Meksika në delir, “çmendet” prezantuesja seksi

Sadik.Autor

THEO HERNANDEZ BESNIK TE MILAN/ Refuzon ofertën nga Anglia

Delo.autor

Tuchel: Buffon? Ne do të shohim…

Sadik.Autor

Leave a Comment