Futboll La Liga Sport

U TRANSFERUA TEK BARCELONA/ Griezmann: Do të jetë e lehtë të luash me…

Antoine Griezmann ka deklaruar se do të jetë shumë e lehtë për të luajtur me Lionel Messin.

Kampioni i botës me Francën në një intervistë ka thënë se është i lumtur që do të luajë me 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.

“Do të jetë e lehtë, sepse ne të dy dëshirojmë të luajmë në hapësira të ngushta, të ndihmojmë, të shënojmë gola dhe të kënaqemi me futbollin”, ka deklaruar Griezmann.TË

“Mendoj se do të jetë e thjeshtë, edhe pse do të duhet ta kuptojmë lojën e njëri-tjetrit. Jam në dispozicion për të dhënë gjithçka për ekipin”, përfundoi ai.

Griezmann u transferua te Barcelona për 120 milionë euro.

Related posts

HISTORIKE/ Gjimnasti Matvei Petrov shpall Shqipërinë kampione Europe

Delo.autor

VALENTINA VIGNALI E EKZAGJERON SËRISH/ Rrjeti “ÇMENDET” pas modeles basketbolliste me linjat e saj “BOMBASTIKE” (FOTO)

Delo.autor

Mancini promovon gjysmën e Italisë/ Trajneri nuk është plotësisht i kënaqur…

Sadik.Autor

Leave a Comment