Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Schumacher rikthehet në pistë, Mick piloton makinën e babait (VIDEO)

Makina Ferrari F2004, me të cilën Michael Schumacher fitoi titullin kampion të atij viti, ka zbritur sot sërish në pistë pas 15 vitesh. Dhe ai që e ka pilotoi këtë makinë kampion është sërish një Schumacher, Mick, djali i 7 herë kampionit të botës.

Në pistën e Hockenheim, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Gjermanisë në Formula 1, Mick Schumacher ka pilotuar për disa xhiro makinën e babait të tij. Me atë njëvendëshe, Michael Schumacher vendosi rekordin, duke fituar 13 nga 18 garat e botërorit 2004 të Formula 1.

Mick Schumacher me makinen Ferrari F2004

Mick Schumacher me makinen Ferrari F2004

Momente emocionuese si në bokse, jo vetëm në ato të Ferrarit, ashtu edhe në tribunë, ku ndodhen mijëra tifozë që po shohin provat zyrtare të garës së Gjermanisë. Mick, pjesë e Akademisë Ferrari dhe që aktualisht garon në Formula 2, zbret në pistë dhe piloton makinën e babait të tij.

Duartrokitje, lot dhe emocione kur në pistë kalonte makina Ferrari e pilotuar nga Mick Schumacher, e cila 15 vite më parë ishte e idhullit Michael Schumacher, sot në faze rehabilitimi pas aksidentit me ski, gati 6 vite më parë.

Related posts

Juventus, katër kandidatë për të zëvendësuar Khedira…

Sadik.Autor

Tottenham turpërohet në Spanjë, ka nevojë për përforcime…

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ronaldo kërkesë Juventusit, do në Torino yllin e PSG…

Delo.autor

Leave a Comment