Futboll Seria A Sport

U ZYRTARIZUA TEK WOLVES NË ANGLI/ Cutrone shkruan këtë letër emocionuese: Isha një fëmijë që ëndërroja të…

Patrik Cutrone u zyrtarizua ditën e sotme si lojtari më i ri i Wolves në Premier Ligë.

Sulmuesi italian la Milanin, pas shumë vitesh dhe tashmë do të provojë një aventurë të re.

Përmes një letre prekëse në “Instagram”, lojtari ka falendëruar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe iu ka dhënë lamtumirën.

“Do të doja të thosha shumë gjëra, por nuk di nga t’ia filloj. I dashur Milan, më mirëpritët 8 vjeç, isha një fëmijë që ëndërroja të shënoja në “San Siro”. Tani jam rritur si futbollist dhe si njeri. Kuqezi në fushë dhe në jetë. Një nder i jashtëzakonshëm.

Faleminderit për të gjithë, nga stafi tek shokët e mi. Dhe një përqafim i madh për të gjithë fansat e mi. Përgjithmonë në zemrën time, ju më bëtë të ndihem i dashur në çdo kohë. Të lija një kujtim në zemrën tuaj ishte fitorja më e bukur.

Uroj më të mirë për kompaninë që dua, shokët e tifozët. Me gjithë zemrën kuqezi. Patrik”, ka shkruar Cutrone në letrën e hapur.

Related posts

LIVERPOOL-CHELSEA/ Pas një super pasimi nga Kante, Mount zhbllokon sfidën ndaj “Të Kuqve” me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

“PO VLERËSOJMË OFERTËN NGA RUSIA”/ Agjenti i Hysajt: Turp për dikë, nëse largohet falas…

Delo.autor

“IK PIRDHU”/ Trajenri Lampard hakmerret ndaj Klopp: U shpallët njëherë kampionë, arrogantë

Delo.autor

Leave a Comment