Futboll Premier League Sport

VAZHDON ME PËRGATITJET NË AUSTRALI/ Manchester United triumfon në miqësoren e dytë (VIDEO)

Mançester Junajtid vazhdon me parapërgatitjet sezonale në Australi. Skuadra e drejtuar nga trajneri Solskjaer prej disa ditësh ka nisur stërvitjen, ndërsa në ditën e sotme zhvilloi edhe ndeshjen e dytë miqësore. Djajtë e Kuq morën një tjetër sukses, pas atij ndaj skuadrës vendase të Perth Glori, teksa mposhtën Lids Junajtid me rezultatin 4-0.

Edhe pse thjesht ndeshje testuese, sërish ekipi zhvilloi një performance të mirë. Sakaq, në këtë ndeshje nuk ishte grumbulluar sulmuesi Romelu Lukaku, i cili është i lidhur në një transferim të mundshëm drejt Interit. Sa i përket sfidës, Junajtid kaloi shumë shpejt në avantazh, teksa në minutën e 7 pas një aksioni të nisur nga këmbët e Pol Pogba, blerja e re Van Bisaka, asistoi për të riun Grinud.

Pas 20 minutave erdhi dhe goli i dytë, këtë herë pas një lëvizje klasi të Rashford, i cili përballë portierit nuk fali. Ndërkohë, në fraksionin e dytë të ndeshjes, trajneri norvegjez ndryshoi pjesën më të madhe të lojtarëve, megjithatë Junajtid ia doli të shënonte edhe dy herë të tjera. Mbrojtësi Fill Xhons realizoi të tretin, ndërsa për golin e katërt mendoi Marsial, i cili u tregua i saktë nga 11 metrat.

Related posts

Hazard konfirmon largimin nga Chelsea, ja çfarë thotë pas finales

Delo.autor

NGEC MARRËVESHJA ME “KATALANASIT”/ De Ligt pranë transferimit tek “Djajve e Kuq”, ja oferta e çmendur

Delo.autor

DHUNA NDAJ ARBITRIT/ Policia “përplaset” me “FSHF”-në: U përpoqën të shkarkonin përgjegjësinë tek ne

Delo.autor

Leave a Comment