Futboll Seria A Sport

YLLI ARGJENTINAS SHIHET LARG “ZIKALTËRVE”/ Marotta: Mauro Icardi te Juventus? Nuk janë kushtet…

Bepe Marota përsërit qëndrimin zyrtar të Interit se Mauro Ikardi dhe Raxha Naingolan nuk bëjnë pjesë në planet e klubit. Në konferencën e sotme për shtyp ku prezantoi Antonio Konten si trajnerin e ri, ai përsëriti se ishte një vendim i menduar mirë, ashtu si edhe fakti që e kishte deklaruar publikisht një gjë të tillë.

Para gazetarëve ai shpjegoi edhe situatën sa i takonte shkëmbimeve të Ikardit me lojtarë të Juventusit apo thjesht shitjen e tij te bardhezinjtë, një situatë që i frikësoheshin më shumë tifozët e Interit.

“Nuk është korrekte të hyjmë në hollësi. Ishte një vendim i vuajtur, por jemi guximtarë, kemi disa detyrime e as nuk e imagjinojmë që mund të heqim dorë kot nga vlerat që kanë. Kemi vendosur të bëjmë këtë zgjedhje. Edhe ta deklarosh zyrtarisht është pjesë e lojës, por ata do të stërviten me ne dhe do të repektojmë të gjitha të drejtat e tyre si profesionistë.

Mauro te Juventus? Do ta përjashtoja si mundësi pasi nuk janë kushtet. Dëshira e lojtarit bën diferencën por sot e kësaj ditë Juventusit as nuk i shihet hija. Shkëmbim me Dibala? Për momentin është utopike. I njoh cilësitë e Paulo, por që të realizohet më duket shumë e vështirë, edhe pse merkato është e hapur”, tha Marota para gazetarëve.

Related posts

“ÇMENDURI” NË OLIMPICO”/ Juventus mposht Romën përmbysje në frymën e fundit

Delo.autor

KËRKOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Milani përgatit dy goditje në merkato, menaxherët e lojtarëve zbarkojnë në Itali

Delo.autor

Në Gjirokastër luhet për Evropën, policia merr masat për mbarëvajtjen e sfidës

Sadik.Autor

Leave a Comment