Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Hamilton “mbret” në Silverstone, dhuron spektakël i Leclerc

Lewis Hamilton triumfon në Çmimin e Madh të Britanisë, duke siguruar suksesin e 7-të sezonal, që e blindon në krye të klasifikimit, i shkëputur tashmë me +39 pikë nga shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas, me finlandezin që e mbylli në vendin e dytë, pas një garë që dhuroi gjithçka.

Në podium u ngjit edhe i jashtëzakonshmi Charles Leclerc, që dhuroi spektakël në pistë, ndërsa Sebastian Vettel u detyrua ta kalonte i 16-ti vijën e finishit. Gjermani ishte protagonist në një aksident me Red Bullin e Verstappen e për rrjedhoi mori edhe një penalizim prej 10 sekondash.

Talenti i pilotit, superfuqia e makinës dhe sigurisht edhe fati janë elementët e suksesit të Hamilton, që rikthehet të triumfojë në shtëpi pas pauzës së vitit të kaluar.

Ditë e keqe për për Valtteri Bottas, i kapur në bëfasi nga ndërhyrja e makinës së sigurisë, që erdhi në momentin e gabuar për të dhe në atë perfekt për shokun e tij të skuadrës. Për Ferrarin ishte një e diel me dy fytyra: ajo e freskët dhe plot energji e Leclerc dhe tjetra e mposhtur e Vettelit, që po shfaqet gjithnjë e më konfuz.

Related posts

E pabesueshme/ Interi shënon dy gola pë 3 minuta dhe kalon në epërsi ndaj Lazios (VIDEO)

Sadik.Autor

LAJM I KEQ PËR FANSAT E LIONEL MESSIT/ Pochettino: Nuk e dimë kur do të jetë gati të dalë në fushë…

Delo.autor

MAHNITËSE DHE BOMBASTIKE/ Pushimet “e nxehta” të gazetares italiane (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment