Futboll La Liga Sport

TAKIMI REAL MADRID-LIVERPOOL/ Perez planifikon shkëmbimin e lojtarëve, ja yjet e mëdhenj

Jurgen Klopp kërkon me çdokush që të transferojë në “Anfield” fantazistin e Realit të Madridit, Marcos Asensio.

Sipas mediave angleze, Florentino Perez është i gatshëm që të hyjë në negociata nëse ndodh shkëmbimi me sulmuesin anësor të “The Reds” Sadio Mane.

27-vjeçari ka qenë një nga protagonistët e suksesit të Liverpoolit këtë sezon dhe Klopp vështirë se do të heqë dorë prej tij, por nga ana tjetër, madrilenët kanë theksuar se ose marrin Mane në shkëmbim, ose duan 100 milionë euro për kartonin e Asensios.

Spanjolli është vetëm 23 vjeç dhe shikohet si një futbollist me mjaft perspektivë për të ardhmen, por Zidane dëshiron lojtarë të konfirmuar dhe pas Joviç e Hazard, do të donte të kompletonte 3-shen e sulmit me senegalezin e Liverpoolit.

Related posts

Gattuso i jep dimension të ri Milanit, ja shifrat e frikshme të kuqezinjve

Q.Autor

Zyrtare, Ronald Koeman është trajneri i ri i Holandës

Q.Autor

EUROPA LEAGUE/ Molde e fortë për Laçin, kurbinasit me një këmbë jashtë Evropës

Isa.Autor

Leave a Comment