Futboll Sport

NDARJA E GRUPEVE NË EUROPA LEAGUE/ Shmangen përplasjet “big”, Hysaj përballë Januzajt

Sot, në Nyion të Zvicrës, u hodh shorti i fazës së grupeve të Europa League-s, ku marrin pjesë 48 skuadra, të shpërndara në 12 grupe me nga 4 ekipe. Goglat, të ndikuara edhe nga vendosja e skuadrave në vazo (4), shmangën përplasjet e mëdha. Kështu Roma, ku luan futbollisti i Kombëtares Kuqezi, Marash Kumbulla,  emri i parë që u zbulua në shorti, bën pjesë në Grupin A, ku si kundërshtar më të fortë ka Young Boys, ekipin zvicëran që eliminoi Tiranën në play off.

Short i lehtë për Arsenalin, që si rival më të fortë në Grupin B ka Rapidin e Vjenës, ndërsa Napoli i Elseid Hysajt duhet të bëjë llogaritë me Real Sociedadin, ku luan Adnan Januzaj, dhe Alkmaarin në Grupin  F. Milani, që u kualifikua me shumë fat në fazën e grupeve (eliminoi me 11-metërsha Rio Aves), u shortua në Grupin H, ku duhet të bëjë llogaritë me Celtic dhe Spartën e Pragës. Grup i lehtë për Tottenhamin e Mourinhos, me kundërshtarë të tillë si Ludogorets apo LASK Linz.

NDARJA E SKUADRAVE NË 12 GRUPE:

Grupi A: Roma, Young Boys, Cluj, CSKA Sofia

Grupi B: Arsenal, Rapid Vienna, Molde, Dundalk

Grupi C: Bayer Leverkusen, Slavia Praga, Hapoel Beer Sheva, Nice

Grupi D: Benfica, Standard Liege, Rangers, Lech Poznan

Grupi E: PSV Eindhoven, Paok, Granada, Omonia

Grupi F: Napoli, Real Sociedad, AZ Alkmaar, Rijeka

Grupi G: Sporting Braga, Leicester, AEK Athinë, Zorya Luhansk

Grupi H: Celtic, Sparta Praga, Milan, Lille

Grupi I: Villarreal, Qarabag, Maccabi, Sivasspor

Grupi J: Tottenham, Ludogorets, LASK, Royal Antwerp

Grupi K: CSKA Mosca, Dinamo Zagreb, Feyenoord, Wolfsberg

Grupi L: Gent, Crvena Zvezda, Hoffenheim, Slovan Liberec

Related posts

NUK ËSHTË NË PLANET E KLUBIT/ Antonio Conte ka vendosur për Icardin, ja ardhmja e tij

Delo.autor

ÇFARË TERSI/ Zhgënjim tek MILANI: Ylli i Chelsea NUK do ndodhë në JANAR

Isa.Autor

GJËNDJA FIZIKE E SULMUESIT/ Gruaja e yllit të Serie A: Ai është gati, por trajneri do të…

Delo.autor

Leave a Comment