Futboll Kategoria Superiore Sport

TRAJNERI LERDA NUK HEQ DORË NGA SKEMAT E TIJ/ Partizani ideon titullarë dy lojtarët…

Franko Lerda nuk heq dorë lehtë nga idetë e tij të stërvitjes. Me sa duket, italiani e ka të shenjtë zhvillimin e seancave stërvitore të qeta dhe pa praninë e mediave, sidomos në ditët para ndeshjeve, ku edhe provohen skemat që mund të përdoren në lojë.

Kështu ka ndodhur edhe ditën e djeshme në kompleksin “Pepa” të qytetit të Elbasanit, me perimetrin përreth fushës stërvitore ku po përgatiteshin të kuqtë, të rrethuar me shirita që ndalonin afrimin pranë terrenit sportiv. U bë e disata herë që stërvitja e Partizanit është e izoluar dhe me sa duket, me italianin në krye kjo mënyrë pritet të vazhdojë gjatë.

FORMACIONI – Partizani luan nesër ndaj Luftëtarit në transfertë, një përballje jo e lehtë, për më tepër që të kuqtë vijnë pas një humbjeje në sfidën hapëse, atë ndaj Kukësit. Një lajm i mirë për teknikun pritet të jetë rikthimi i Jasir Asanit, i cili qëndroi në tribunë ndaj Kukësit për arsye dëmtimi. Shkupjani e nisi i diferencuar punën për Luftëtarin, gjithsesi, dje Asani kreu një stërvitje normale dhe pritet që Lerda ta hedhë në fushë nga minuta e parë.

Nëse nuk rikuperohet plotësisht, atëherë mund t’i besohen disa minuta në përballjen me gjirokastritët ditën e nesërme. Në formacion pritet edhe venezueliani Romero, i cili do të marrë vendin e Rron Brojës. Mesfushori kosovar ka disa ditë që ndien shqetësime të lehta në këmbë. Ndërkohë, sulmi pritet t’i besohet sërish Braunit, pasi dihet se Solomoni është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq ndaj Kukësit. Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, nuk priten ndryshime, me mbrojtjen që do të përbëhet nga treshja: Bitri, Boldor dhe Belica.

Një vend në formacion pritet edhe për Trashin e Melon, ashtu si edhe për Telushin e Malën. Gjithsesi, deri ditën e nesërme Lerda mund të bëjë ndryshime të tjera, pasi duhet të shohë më konkretisht gjendjen e Asanit dhe Brojës, nëse do të jenë të gatshëm për ta nisur titullarë ose jo ndaj Luftëtarit. Transferta e Gjirokastrës është kthyer në një makth për të kuqtë e kryeqytetit, pasi prej 22 viteve nuk arrijnë që të fitojnë në qytetin “e gurtë”.

Fitorja e fundit e Partizanit në Gjirokastër daton më 22 nëntor 1997, kur të kuqtë fituan 1-0 me gol të Leonard Perloshit, takim i vlefshëm për javën e 12-të të kampionatit. Nesër është dita perfekte për ta thyer këtë ters, për vetë situatën ku ndodhen gjirokastritët.

Related posts

Klubi i kërkon të buzëqesh në foto, Milot Rashica “godet” me përgjigjen (FOTO)

Isa.Autor

DËBORA “PUSHTON” GJIRAKASTRËN/ Djemtë e Luftëtarit nuk dorëzohen edhe pse… (FOTO)

Delo.autor

HERNANDEZ I TETI/ Këta janë francezët e famshëm të Bayern

Delo.autor

Leave a Comment